Vdes një 23 vjeçar shqiptar. Aksident fatal në rajonin e Lozanës (Foto)

Diaspora

Vdes një 23 vjeçar shqiptar. Aksident fatal në rajonin e Lozanës (Foto)

Më: 27 mars 2015 Në ora: 14:05

Një punëtor vdiq pas lëvizjes aksidentale të një kamioni në qendër të fshatit. Dhe pavarësisht ndërhyrjes së jashtëzakonshme, ai megjithatë vdiq në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur të enjten, rreth orës 01:15 në vendin e quajtur Shën Gjergjit (VD).
Mësohet se katër punëtorë të një kompanie të kantonit (Vo) ishin të zënë (ngarkuar) duke punuar në kuvertën e një kamioni i cili ishte i shoqëruar me një rimorkio, kur papritmas konvoji filloi të lëviz. Njëri nga 4 burrat më pas humbi edhe ekuilibrin duke rënë kështu mbi pjesën e pasme të automjetit.
Ndërsa treni “Road” po udhëtonte rreth njëzet metra tutje. Viktima ishte bllokuar nën rrotat e rimorkio’s, kurse kamioni erdhi në një ndalesë, duke e goditur kështu edhe një automjet tjetër dhe shtëpitë për rreth.
Edhe përkundër ndërhyrjes së shpejtë të ekipit shpëtuese, të cilët u përpoqën me çdo mënyrë që ta ringjallin viktimën, megjithatë ky i fundit fatkeqësisht ndërroi jetë, në vend aty ku ndodhi edhe epilogu tragjik i kësaj dite.
Ky njeri, i cili tashmë ka ndërruar jetë, bëhet e ditur se është një shqiptar i moshës 23 vjeç, me banim në rajonin e Lozanës.

Rreth këtij aksidenti u kërkua edhe ndërhyrja e një mjeku dhe një ambulancë (SMUR) me dy paramedikëve, një patrullë e Qendrës Mobile Policisë (DMC) të Bursins si dhe katër specialistë nga njësia e trafikut të policisë.
Një nga ekspertët e sigurisë së (SUVA) ka shkuar edhe në vendin e aksidentit, për të parë nga afër gjithë ngjarjen.
Ekipi i Mbështetjes Emergjente (ESU) është mobilizuar për të mbështetur personelin e kompanisë, të cilët janë të tronditur thellë nga kjo ngjarje e tmerrshme.

Hetimet e ndryshme janë ende në vazhdim e sipër, për të përcaktuar rrethanat e sakta të kësaj tragjedie.
Këto hetime janë duke u zhvilluar (kryer) nga specialistë të njësisë policore të trafikut./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat