Shkollat shqipe në Kampionatin e Diturisë „Viersen 2015“ të Gjermanisë

Diaspora

Shkollat shqipe në Kampionatin e Diturisë „Viersen 2015“ të Gjermanisë

Më: 26 mars 2015 Në ora: 21:25

Gjuha jonë, shkolla shqipe, dijet e nxënësve tanë, e ardhmja e tyre, janë këto arsyet që në 21 mars u mblodhën shkollat shqipe në Kampionatin e Diturisë „Viersen 2015“ të Gjermanisë.

Ne, mësimdhënësit, shumë herë kemi folur dhe shumë fjalë të mëdha e të vogla kemi thënë, për rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe, dhe kjo për të prekur sa do pak ndërgjegjen e bashk-kombësave tanë. Por që të jemi të sinqertë me veten dhe me ju, mësimin plotësues të gjuhës shqipe e ndjekin, afërsisht 20 % e nxënësve me prejardhje shqiptare, kjo nuk është një kritikë, është realitet, dhe dhe aq më shumë jo për këta nxënës dhe nxënëse që morën pjesë në këtë Kampionat, por për ata që nuk janë pjesë e mësimit të gjuhës shqipe në Gjermani. Por përsëri ne flasim në vesh të shurdhër ose trokasim në dyer që nuk hapen.

Arsye nga më të ndryshmet dëgjojmë nga prindërit, nganjëherë dhe ata vetë nuk i besojnë ato që thonë. Shumë nxënës, vinë se duan të kërcejnë ose të këndojnë. Pse vallë, vetëm këto janë traditat tona?

Ku është dëshira për të mësuar, lexuar dhe folur bukur gjuhën shqipe!!!

Ky Kampionatë është dëshmia më e mirë për të treguar që jo vetëm kultura, këngët dhe vallet janë pasuria jonë, por mësimi, edukimi, dijet janë armët tona më të fuqishme.


Në këtë aketivitet të organizuar nga Këshilli i Arsimtarëve „Naim Frashëri“ të Gjermanisë morrën pjesë 13 grupe, kryesisht nga NRW. Shkolla shqipe e Viersenit me mësues Adem Shalën, ishin këtë herë nikoqirët e Kampionatit të 24 të Diturisë. I falenderojmë për mikëpritjen, ndihmesën dhe përkushtimin e tyre, te cilët bënë të pamundurën e tyre.

Nxënësit treguan edhe një herë një pergatitje të mirë dhe cilësore. Konkurenca ishte e madhe, kjo u pa qartë, mbasi konkurimi vazhdoi në raundet e treta dhe të katërta për të përcaktuar fituesit finalë. „Por duhet ta dini se atë që ju keni mësuar për këtë kampionat do ta keni për gjithë jetën tuaj, edhe nëse nuk do jeni fitues. Për mua dhe kolegët e mi ju që keni ardhur deri këtu, jeni të gjithë fitues“ - ishin fjalët e mësueses me përvojë Vitore Përgjoka e cila inkurajoi jo vetëm fituesit por të gjitha grupet pjesëmarrëse.

„Por, përderisa jemi përpara një gare duhet të dalin dhe fituesit“ – thanë anëtarët e jurisë znj. Nexhmije Hamiti dhe z. Immer Ademi. Vendin e parë e zuri shkolla shqipe e Firzenit(Viersen) me mësues Adem Shalën, vendin e dytë shkolla shqipe e Arnsbergut me mësues Kemajl Çallaku dhe në vendin e tretë shkolla shqipe e Bergish Gladbah(Bergisch Gladbach) me mësuese Mimoza Lekën. Materialet u pergatitën në grupe pune nga mësuesit e gjuhës shqipe që janë edhe pjesë e KASH-it, ndërsa skenari nga i palodhuri z. Nuhi Gashi përfaqësuesi për gjuhën shqipe në diasporë pranë MASHT në Prishtinë.

Unë si mësuese e gjuhës shqipe, si prind, ju bëj me dije, fëmijëve, (prindërve) që jetojnë jo vetëm në Gjermani por kudo në diaspore, kërkojeni të drejtën tuaj për të mësuar gjuhën e nënës, mos rreshtni së kërkuari, është e drejta juaj të mësoni gjuhën e nënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat