Hashim Thaçi dhe Valon Murati memorandum për t’i ndarë bashkë shpenzimet

Diaspora

Hashim Thaçi dhe Valon Murati memorandum për t’i ndarë bashkë shpenzimet

Më: 26 mars 2015 Në ora: 19:58

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe Ministria e Diasporës (MD) së Republikës së Kosovës kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për shfrytëzimin e objektit të përbashkët dhe ndarjes së shpenzimeve të qirasë së objektit për nevojat e Konsullatës së Republikës së Kosovës dhe Qendrës Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën në Cyrih të Zvicrës.

Sipas këtij memorandumi, palët janë pajtuar ta shfrytëzojnë objektin e përbashkët me qira për arsye të efikasitetit më të mirë dhe ekonomizimit të shpenzimeve, si dhe natyrës së përbashkët të disa aktiviteteve të Shërbimit Konsullor dhe të Qendrës Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën.

Ministria e Diasporës do t’i mbulojë shpenzimet për hapësirën e shfrytëzuar të objektit. Modalitetet e pagesës së shumës së qirasë nga ana e MD-së dhe MPJ-së do të përcaktohen nga MD dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në pajtim me Rregulloren e Qeverisë nr. 12/2012, të datës 22 qershor 2012, për procedurat e blerjes dhe marrjes me qira të objektit të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Memorandumi parasheh që MPJ të mbulojë pjesën tjetër të vlerës së qirasë së kontraktuar, si dhe shpenzimet e komunalive, internetit, sigurimit të objektit dhe të pastrimit. MPJ gjithashtu do të ofrojë linjë telefonike VOIP për nevojat e Qendrës Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat