Shoqata Malësia e Madhe në New York mbajti takimin e parë

Diaspora

Shoqata Malësia e Madhe në New York mbajti takimin e parë

Më: 25 mars 2015 Në ora: 15:42

Tubimi ishte mjaftë shpresëdhënës dhe inkurajues thotë professor Gojçaj duke shtuar se me këtë rast u formua edhe një komision i këtushëm për ngritje fondesh, mbase sipas parallogaritjeve duhen siguruar këtu në diasporë, rreth 200,000 dollar

BRONX NEW YORK : Shoqata Malesia e Madhe e New Yorkut , e cila vepron në zonë e Tri-Shtetshti, prej bashkimit të tyre mbajti takimin e parë me mbarë malësorët, të cilët jetojnë dhe punojnë në zonën e Tri-Shtetshit - New Yorkut, New Jersey dhe të Connecticut, më datën 22 Mars 2015, në lokalin Estwod Manore në Bronx - njofton në rrjetin shoqëror facebook kjo shoqatë.

Profesor Gjokë Gojçaj, i cili ka publikuar edhe fotografit nga tubimi i malësorve të dielën theksonë se :"Shoqata Malësia e Madhe e New Yorkut u mblodhë që së bashku të definojë obligimet e tyre, primare orjetimet programore dhe misionin e kësaj shoqate të bashkuara tashmë- për të ardhmen e tyre".
Ai sqaron se në këtë tubim u trajtuan dy çështje më primare për momentin:
E para simbas tij çështja e rritjes dhe forcimit të shoqatës në fjalë, me anëtarë e veprimtarë të rinjë.
Vlen te theksohet, thotë Gojçaj, se disa nga të pranishmit filluan menjëherë të plotësojnë formularet e anëtarsimit.

Dhe, e dyta: ka qenë në diskutimet në këtë tubim çështja e ndërtimit të shtëpisë funerale në Malësi, për nevojat e gjithë trevës dhe gjithë malësoreve, pa dallim feje e tjer..

Ata njoftojnë gjithashtu se në këtë tubim ishin prezentë edhe katër të deleguar nga këshilli punues për realizimin e ketij objekti, nga Malesia.

Tubimi ishte mjaftë shpresëdhënës dhe inkurajues thotë professor Gojçaj duke shtuar se me këtë rast u formua edhe një komision i këtushëm për ngritje fondesh, mbase sipas parallogaritjeve duhen siguruar këtu në diasporë, rreth 200,000 dollar.

Tubimi i komunitetit rreth këtij projekti, për grumbullime fondesh, do të mbahet më 19 Prill 2015.

Shoqata Malësia e Madhe në New York - e cila përfshinë krejt zonën e Tri-Shtetshit është krijuar si rezultat ibashkimit të shumëpritur, si thonë ata; të dy subjekteve të atëhershme: Shoqatës Dedë Gjo Luli dhe Fondit Humanitar Malësia, të cilat nga 1 janari i këtij viti janë shkrirë në këtë subjekt të ri me emrin Shoqata Malësia e Madhe në New York./B.SINA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat