Programe të përbashkëta për rrjetëzimin e të rinjve nga diaspora

Diaspora

Programe të përbashkëta për rrjetëzimin e të rinjve nga diaspora

Më: 6 mars 2015 Në ora: 14:14

Ministri Murati e priti në një takim ministrin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë, Erion Veliaj.

Në këtë takim, ministri Murati e njoftoi ministrin Veliaj për strategjinë e diasporës dhe objektivat që dalin nga kjo strategji, për rrjetëzimin e shoqatave dhe të rinjve shqiptarë në diasporës, rrjetëzimin e bizneseve shqiptare, si dhe për procesin e regjistrimit të diasporës dhe mërgatës.

Dy objektiva kryesore janë aktivitetet kulturore dhe mësimi i gjuhës shqipe, për të cilat ministri Murati kërkoi që të jenë të përbashkëta. Gjithashtu theks i veçantë u vu te bashkëpunimi për programe të përbashkëta për rrjetëzimin e studentëve dhe të rinjve shqiptarë në diasporë.

Ministri Murati kërkoi nga ministri Veliaj që të ndihmohen dhe të mbështeten sa i përket realizimit të projekteve për diasporën.

“Proceset që kanë të bëjnë me diasporën nuk mund të realizohen ashtu siç duhet pa ndihmën e shtetit shqiptar”, tha ndër të tjera ministri Murati.

Gjithashtu u diskutua për shkëmbimin e përvojave lidhur me votimin e pjesëtarëve të diasporës, dhe për këtë u dakordua që të mbahen takime më të shpeshta, si dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me shoqërinë civile.

Ministri Murati kërkoi që të kenë bashkëpunim të ngushtë me shtetin shqiptar, sa u përket programeve të përbashkëta të mësimit të gjuhës shqipe, por edhe proceseve të tjera për diasporën.

Po ashtu, ai kërkoi që në të ardhmen të themelohen qendra të përbashkëta kulturore, në mënyrë që para të huajve të prezantohet sa më mirë kultura shqiptare.

Të dy ministrat u pajtuan se me bashkëpunim të dyanshëm projektet për diasporën do të realizohen më mirë dhe do të jenë më cilësore./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat