Policia zvicerane ndjek shqiptarin që dyshohet se vrau një malazez

Diaspora

Policia zvicerane ndjek shqiptarin që dyshohet se vrau një malazez

Më: 5 mars 2015 Në ora: 21:33

Policia zvicerane po e ndjek Jeton Gjinajn (30 vjeç) nga Kosova me dyshimin se në Zuerich e ka vrarë malazezin Boris Raçiq (35 vjeçar).
Këta të dy më herë ishin miq, porse më pas u konfrontuan, përcjell shkrimin e gazetës zvicerane blick.ch, gazeta e Beogradit “Blic”.

Boris Raçiqi është vrarë të dielën rreth orës 5.15 në mëngjes në Zuerich.

Menjëherë pas vrasjes, policia zvicerane ka arrestuar tre meshkuj, e më pas u verifikua se dy ishin miq të Raçiqit e i treti ishte në shoqëri të Gjinajt.

Thuhet se gjoja Raçiq dhe Gjinaj ishin marrë vesh për të zgjidhur konfliktin e parë, pasi gjoja, para dy muajsh Gjinaj e kishte sulmuar me thikë Raçiqin, porse ky i fundit ia kishte dalë të mbrohej. Në takim Raçiq dhe Gjinaj kishin shkuar me shokë dhe në fillim kishin biseduar qetë, shkruan blick.ch.

Pastaj Jeton Gjinaj kishte nxjerrë revolen dhe kishte shtënë. Boris Raçaq ishte rrëzuar 100 metra tutje, në anën tjetër të rrugës. Tre meshkujt të cilët policia i kishte arrestuar, kishin shkuar t’i ndihmonin, ndërsa Jetoni e shokët e tij kishin ikur.

Gjinaj, gjoja, disa ditë para vrasjes, në Facebook e kishte kërcënuar Raçiqin duke i thënë se “fytyra e tij do të ishte fundit që do ta shihte në këtë jetë”.

Gjinaj, i cili sikur dhe Raçiq ka qenë boksier, ndërlidhet me të shtënat që ndodhen më 7 tetor të vitit të shkuar por ai atëherë nuk ishte akuzuar. Siç shkruan blick.ch, ai është i dënuar për plaçkitje, rrahje dhe vepra të tjera.

Raçiq kishte punuar në sigurimin klubit “Mascota” në Zuerich mediet zvicerane pohojnë t’i ketë takuar një bande lokale.

>>Lajmi origjinal në Blick

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat