Arbëreshët e Sicilisë e kujtojnë papa Mateun Shambra

Diaspora

Arbëreshët e Sicilisë e kujtojnë papa Mateun Shambra

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:28

Më 7 mars, ditën e shtunë në orë 6 p.d., komuniteti arbëresh i Sicilisë do kujtojë papa Mateun Shambra, me rastin e 100-vjetorit të lindjes. Një simpozium do mbahet mu në Kishën konkatedrale e Arbëreshëve, “la Martorana”, në Palermo, ku i ndjeri ishte famullitar për disa dekada.
Papa Mateu, përveç se prift arbëresh i ndershëm, ishte edhe ligjërues i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në Universitetin e Palermos dhe bashkëpunëtor i zellshëm i At Zef Valentini-t.
Ndër botimet e tij më me vlerë, kujtojmë Liber Brevium të Papa Kalistit, lidhur me epokën e Skënderbeut dhe përpunimin e Arkivit të famullisë greke-koroneze-arbëreshe të Sh. Kollit në Palermo.
Fjalën e rastit do ta mbajë Prof. Mateo Mandalà, ligjëruesi i sotëm i Shqipes në Universitetin e Palermos, i ndjekur nga famullitari i ri i Kishës Arbëreshe, papa Nikola Kuçi.
Ceremonia do marrë fund me koncertin e muzikës bizantine arbëreshe drejtuar nga Profesori i shquar shqiptar Tonin Tarnaku. Zef Chiaramonte

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat