Para portretit të komandantit Legjendarë të UÇK-së, Adem Jasharit!

Diaspora

Para portretit të komandantit Legjendarë të UÇK-së, Adem Jasharit!

Nga: Nga Agron Shabani Më: 5 mars 2015 Në ora: 14:49

Janë orët e vona të një nate të ftohtë marsi dikund në mërgim. Përjashta kudo heshtje dhe një qetësi e mistershme dhe enigmatike që i përndjekë dhe gudulisë madje edhe ato ëndrra të pafajshme të kalamajve (fëmijëve) të mi në gjumë. Nga dritarja, nata pamëshirshëm sikur i dredhë të ftohtit dhe heshtjen e padurueshme të cilën prej nga gjithkah dhe gjithandej e sjellë era.

Aty këtu janë edhe "tik- takët e vona" në akrepat e orës që përzihen ose gërshetohen në sfond me hapat e lodhshëm të ndonjë shtegtimtari të vonuar... Si për t´i skicuar dhe vizatuar kështu edhe detajet ose "nuansat e fundit" të një "gjeografiie" dhe "historie të mahisur" mbi "pellgun e madh" të atij gjaku të pastër, të shqiptarit që derdhet vazhdimisht për lirinë dhe pavarësinë e shtrenjtë të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Nëpër luftëra të shumta dhe beteja me armiqtë e egër dhe gjakatar- dhëmbë për dhëmbë, sup me sup, fyta-fyt dhe ballë për ballë. Den Baba Den.

...Para vetës e kam Portretin Flamurë të Komandantit Legjendarë të UÇK-së, Adem Jasharit. Mbase, Portretin e Njeriut që bëri Epokë në historinë me të re te shqiptarëve. Portretin e kryeheroit të ditëve tona. Portretin e Akterit dhe Protagonistit me të rëndësishëm dhe kryesor të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë së shumëpritur të popullit (kombit) dhe atdheut tonë. Portretin e Atij i Cili i ngritur në Olimpin dhe Pantheonin e Lavdisë së Madhe dhe Përjetësisë: Ka ngritur përmendore ose lapidarë të përhershëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.

Dhe, përse ( jo) edhe në shpirtin dhe kujtesën e gjithmbarshëm liridashëse dhe patriotike të shumicës së popujve liridashës dhe përparimtarë gjithandej globit tonë tokësorë. Adem Jashari... Ai Vigan i Madh Titanik. Ai Trim i Paepur dhe Kushtrimtar- deri në Tempull. Ai Zot i Luftës dhe Profet i Lirisë. I përkushtuar dhe besimtarë-deri tek Zoti. Shokë (mik) besnik dhe guximtar- sa s´ka më. Adem Jashari së bashku me Hamzain, Shabanin dhe Pjesëtarët Tjerë të Familjes Monumentale të Jasharëve nga Prekazi i Drenicës sonë Kushtrimtare dhe Heroike. Ata që Ranë për të mos vdekur kurrë!

Ata që së bashku me shokët dhe bashkëluftëtarët e tyre të besës dhe idealit: Kombit dhe Atdheut tonë, njëherë dhe përgjithmonë ua hoqën thikat e serbit nga ashti, litarin nga shpirtin, lakun nga fyti ,prangat nga duart dhe zinxhirët e robërisë së rëndë nga sytë. Komandanti Legjendarë i UÇK-së! Portreti i Tij Flamur...Me do hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrë! I ngritur në mite, epose dhe legjenda të shumta shqiptare dhe ndërkombëtare. I mbështetur për supe ose në ato shpatulla vigane dhe titanike të tokës së bekuar të Kosovës! Në ‘alenë e madhe’ të kolosëve të kombit. Në Prekazin heroik. Aty dhe Atje pushon komandanti. Aty ose Atje janë vetëm ‘hiri’ ose trupi i pajetë i komandantit. Ndërsa, nderi i luftës së bashku me famën dhe lavdinë e Tij, gjithkah dhe gjithandej.

Një fjalë e urtë romake thotë se vetëflijimi ose sakrifica më sublime në altarin e lartë të lirisë individuale dhe kolektive, të dukën rruga me e shkurtër dhe më e sigurtë që dikush të bëhet i famshëm dhe i përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e të tjerëve. Respektivisht, deri atje dikund lart ku nuk është kurrë zhurmë as tollovi. Në shkallët ose majat me të larta të tempullit. Lavdi komandant Adem Jasharit! Lavdi tërë familjes Monumentale të Jasharëve nga Prekazi! Lavdi të gjithë heronjve ose dëshmorëve të kombit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat