Ç’duhet të bëjnë studentët shqiptarë për t’u përfshirë në sistemin britanik

Diaspora

Ç’duhet të bëjnë studentët shqiptarë për t’u përfshirë në sistemin britanik

Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:07

Bursa e studimi në bazë të testit të pranimit dhe nga intervistat në Tiranë me Znj, Natalia Volchugova, përfaqësuese e Kolegjeve CATS, UK dhe Z. Patrick Couture, përfaqësues i Akademisë CATS, SHBA

Për ata studentë të cilët aktualisht kanë mbushur moshën 17 vjeçare dhe dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në Mbretërinë e Bashkuar, do t’u duhet të ndjekin një program i cili njihet si “Foundation Program”, një kurs 1 vjeçar, i cili konsiston në përgatitjen e studentëve jo vetëm nga ana gjuhësore por edhe akademike. Ky program shërben si një urë kalimi nga sistemi akademik shqiptar në atë britanik. Pas përfundimit të këtij programi, studentët mund të aplikojnë në Universitetet e Mbretërisë së Bashkuar. Për ata studentë që janë aktualisht në shkollë të mesme dhe kanë mbushur moshën 16 vjeç, programi A level, i cili zgjat 2 vjet, mundëson më pas kalimin e këtyre studentëve në një nga Universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. A-level është i përshtatshëm për ata studentë të cilët janë në dijeni se në cilat lëndë ndihen të zotë dhe duan të kenë një njohuri më të thellë të lëndëve që duan të studiojnë në Universitete. A-level konsiston në zgjedhjen e 4 lëndëve të cilat i përshtaten profilit të studimit në Universitete, duke përfshirë këtu edhe gjuhën angleze. Ndërsa programi International Baccalaureate (IB) është një alternativë për studentët të cilët dëshirojnë një gamë të gjerë lëndësh për të mësuar mjaftueshëm për shumë disiplina, për lëndë si matematika , shkencat, artet dhe lëndët humane.

Kriteret e pranimit

Studentët duhet të kenë një notë mesatare relativisht të lartë dhe një zotërim të mirë të gjuhës angleze. Më pas ata i nënshtrohen Entry Test (Testit të Pranimit) i cili përfshin testin e gjuhës Angleze dhe të Matematikës. Studentët duhet të kenë të mbrojtur testin IELTS i cili përcaton nivelin e gjuhës angleze. Gjithashtu intervistat individuale me secilin student përbëjnë një kriter tepër të rëndësishëm të përzgjedhjes. Në bazë të rezultateve të testeve si dhe të intervistave, do të ofrohen dhe bursa studimi.

Numri i këtyre bursave do të jetë i limituar, prandaj të interesuarit duhet të paraqiten sa më parë në Hotel Rogner në datën 6 mars, ora 10.00 deri në 13.00 dhe më pas nga ora 14.00 deri në 19.00. Gjithastu takimet do të jenë edhe në datën 7 mars nga ora 10.00 deri në 16.00. Studentët mund të kontaktojnë në telefonin 0 69 99 29 087 ose në e-mail: [email protected].

Kush është Cambridge Education Group

Që në vitin 1952 Cambridge Education Group ndihmon studentët e Mbretërisë së Bashkuar dhe ata ndërkombëtarë për të arritur më të mirën e tyre nga ana akademike dhe kreative. Kolegjet CATS në UK dhe SHBA ofrojnë programe rigoroze akademike duke bërë të mundur pranimin e studentëve në universitetet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Studentët e CEG vijnë nga mbi 120 vende dhe vazhdojnë studimet e tyre jo vetëm në Universitetet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në Universitetet kryesore në mbarë botën.

CEG punon ngushtë me Oxford dhe Cambrigde në përgatitjet e Oxbridge dhe programeve mjekësore, ofron kurse me qëndrim në kampuse për kolegjet e Universitetit të Londrës ( Birkbeck, Goldsmith dhe Queen Mary); LSE dhe Imperial tashmë presin aplikime nga studentët e CEG; Universiteti i Arteve të Londrës dhe Kingston ofrojnë organizime të intervistave ekskluzive dhe akreditojnë programet e CEG.

Studentet shqiptare kanë arritur rezulate shume te larta dhe kanë arritur të fitojnë studimet e larta ne Universitetet më të mira ne Britani si Universitetin e Oxford, Cambridge, London School of Economics (LSE), Imperial College London, Queen Mary University of London, University College London etj. Progresi i studentëve shqiptarë në CEG është mbresëlënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat