Asnjë ndihmë për shqiptarin e plagosur

Diaspora

Asnjë ndihmë për shqiptarin e plagosur

Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:55

Asnjë nuk e hapi derën, edhe pse ai trokiste i gjakosur në dyert e tyre. Ky është një citim i marrë nga një medie gjermane që flet për ekzekutimin e një shtetasi shqiptar në Gjermani dhe plagosjen e një tjetri.

Duke iu referuar dëshmive të fqinjëve dhe policisë, media “Express”, shkruan se ngjarja ka ndodhur në Ehrenfeld, dhe viktima është identifikuar si Luan. T., ndërsa i plagosuri është Berat. Y.

"Asnjë fqinj nuk e hapi derën, edhe pse ky njeri i dëshpëruar dhe i gjakosur kërkonte ndihmë. Berat Y. U përpoq t’i shpëtonte nga një vrasës i panjohur, duke dalë nga dritarja e bodrumit të tij, dhe duke lënë shokun i tij të vdekur, Luan T.,", shkruan "Express.de"

Autopsia zbuloi se shqiptari 25-vjeçar vdiq nga një e shtënë me armë, e cila i kishte prekur një arterie kryesore në trupin e tij. Ndërsa shoku i tij, Berat Y., arriti të dalë jashtë apartamentit, dhe ashtu i gjakosur zvarritej nëpër shkallë për të kërkuar ndihmë tek fqinjët. Por askush nuk i ofroi ndihmë.

"Unë dëgjova një zë, por mendova se vinte nga jashtë", thotë një fqinj. Një tjetër fqinj thotë se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi ishte duke dëgjuar muzikë me djalin e tij. Në këtë mënyrë, Berat. Y., mori një taksi dhe vetëm taksisti 43-vjeçar i dha fund horrorit të shqiptarit, duke e çuar atë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat