Zvicër, babë e bir nga Kosova dënohen me 37 vjet burg

Diaspora

Zvicër, babë e bir nga Kosova dënohen me 37 vjet burg

Më: 4 mars 2015 Në ora: 14:46

Drejtësia e dha verdiktin e saj sot për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në verën e vitit 2012, si pjesë e qerimit të hesapeve ndërmjet familjeve të Kosovës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvcra.

Një burrë 52 vjeçar dhe djali i tij u dënua me 37 vjet heqje lirie (26 vjet babai dhe djali 17 vjet) për vrasjen e dyfishtë në Oensingen (SO) pas disa zënkave serike që kishin pasur ata me një familje tjetër.

Dy viktimat e dramës së përgjakshme janë një burrë 51 vjeçar dhe djali i tij 26 vjeçar.

Kryetari i trupit gjykues e përshkroi vrasjen e dyfishtë si “masakër”. Të dy të pandehurit ishin “ekzekutuar” viktimat e tyre. 51 vjeçari u vra nga gjashtë plumbadhe ra në tokë. Zyrafetja humbi bashkëshortin dhe djalin e saj. “Ajo ditë ishte si luftë” tha thotë Zyrafete B. për “20Minuten” e cila mbush 49 vjet. Ajo po mban të zi për vdekjen e burrit të saj, Hysen B., dhe djalin e saj, Perparim B. Rasti daton në 5 korrik 2012, kur burri 51 vjeçar dhe djali i tij 26 vjet janë therur para një ndërtese në Oensingen. Një mik i dy viktimave, të moshës 43, u qëllua dhe u plagos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat