Manifestime të shkollave shqipe ne Gjermani (Foto)

Diaspora

Manifestime të shkollave shqipe ne Gjermani (Foto)

Nga: Nga Etleva Mançe Më: 3 mars 2015 Në ora: 23:50

„Nuk u ndjen shumë këtë vit festimet e 7 vjetorit të Pavarësisë“- më thotë një mikja ime, kur po i tregoja për manifestimet e shkollës shqipe në Landin e Westfalisë veriore të Gjermanisë. Në të vërtetë ne na rrëmben puna dhe jemi të përqëndruar në aktivitet dhe manifestimet tona, që edhe këtë herë nuk ishin të pakta dhe as të vogla. Pamvarësisht gjendjes, situates apo klimës politike ne Kosovë dhe Shqipëri, ne u munduam qe edhe këtë vit prindëeve, nxënësve dhe të gjithë bashkombasve tanë që jetojnë në rrethinat tona të mos ju mungonte ky përvjetor.

Duke filluar nga shkolla shqipe e Dormundit, Arnsbergut me mësues Kemajl Çollakun, Wupertal me mësues Sami Thaçin, Oberhauzen me mësuese Shpresa Perzhakun, Lindlar me mësues Bedri Kadrija e shumë të tjerë kujtuan këtë ditë të shënuar të historisë së popullit shqiptarë.

Këshilli i Arsimtarëve Shqiptar „Naim Frashëri“ të Gjermanisë i ndoqi me kënaqësi këto manifestime dhe programin e nxënësve të shkollave shqipe që flasin shqip, recitojnë, këndojnë dhe kërcejnë me krenari shqip. Maja dhe kurora e këtyre manifestimeve ishte shkolla shqipe në Dyseldorf dhe Nois me mësues Rifat dhe Nexhmije Hamitin.

Një ditë që për të pranishmit do të ngelet e paharruar, nën tingujt e violinave të familjes Qerimaj dhe shoqëruar nga këngëtarja e njohur Alma Strazimiri. Për këto aktivitete me ftesë të KASH-it kishin ardhur nga MASHT të Kosovës Këshilltari politik i Ministrit zoti Azem Guri si dhe Drejtori pranë departamentit të diasporës zoti Nuhi Gashi.
Sa bukur që është në këtë ditë, por për nxënësit dhe sidomos për ne mësuesit, mbrapa kësaj ditë janë ditë të tëra pune, organizim, kontakte e bashkpunimi, inisiativa dhe përgjegjesi e madhe.

Ne nuk jemi vetëm ata thjesht mësimdhënësit që na është besuar t`ju mësojmë gjuhën shqipe fëmijëve, por jemi ata që kemi marrë përsipër më shumë se kaq, për ne është një detyrë dhe është kthyer si qëllim në vetevete intergrimi me identitet i këtij brezi të ri, që një ditë do të këtë nevojë jo vetëm kombi, atdheu ynë por edhe
Gjermania.

Bashkpunimi me organet qeveritare, institucionale përfaqsuesit e sistemit arsimor dhe shkollor këtu u ndje nga prezenca e tyre ne këto aktivitete, ku u theksu rëndësia e bashkpunimit reciprok dhe gadishmëria e tyre për ndihmë dhe përkrahje.
Ne si komb kemi humbur shumë kohë, mbase jo për fajin tonë, por tani mund të themi që ja vlejti, por një gjë nuk duhet ta humbim, tani ka ardhur koha që ne duhet të investojmë tek fëmijët tanë, në brezin e ri, ata do jenë e ardhmja jonë…
Ne si mësimdhënës ndjejmë një kënaqësi të madhe kur shikojmë nxënës që kaq bukur flasin gjermanishten, dhe janë shëmbull në shkollë, mendojmë sa mirë që janë intergruar, por ndjehemi edhe më mirë kur dëgjojmë që ata e flasin po kaq bukur edhe gjuhën e nënës, që recitojnë , këndojnë e kërcejnë në gjuhën e nënës, në traditat tona që ne mundohemi ti ruajmë e t`jau përcjellim brezeve që të rinj.

Shikoj shpeshherë prindër të kujdesshëm, që me dëshirën e tyre por edhe pa atë i sjellin fëmijët në shkollën shqipe. Dua ti falenderoj, ata janë prindër të ndërgjegjshëm dhe me një përgjegjësi te madhe, ata kanë përkrahur moton „integrim me identitet“. Europa, Gjermania për shumë të rinj në Kosovë dhe Shqipëri është një ëndërr, ndërsa ne e kemi këtu, duhet të bëjmë të pamundurën që ëndrrat e tyre të bëhen realitet këtu. Një pemë sa thellë ti shtrij rrënjët e saj, aq me shumë rritet e lulëzon. Rrënjët tona janë identiteti ynë, lulëzimi është integriteti i fëmijëve tanë.

Gëzofsh edhe shekuj të tëra e pavarur KOSOVA JONË!
Ishte urimi ynë nga Landi i Vestfalisë veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat