Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjësja kryesore në luftimin e migracionit ilegal

Diaspora

Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjësja kryesore në luftimin e migracionit ilegal

Nga: Ramiz DËRMAKU Më: 3 mars 2015 Në ora: 19:35

Nuk ka shifra të plota se sa persona e kanë lënë Republikën e Kosovës. Shumë familje shqiptare po bëjnë orvatje titanike për ta ndaluar eksodin, ndërsa Qeveria jonë heshtte. Presidenti i Amerikës z. Barack OBAMA, deklaroi se emigrantët në Amerikë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në fuqinë ekonomike të Amerikës. Të gjithë ata emigrantë që vijnë në Amerikë, janë forca jonë më e madhe. Ata në Amerike kanë mbajtur bizneset e tyre me mjaft sukses. Ndërsa, republikani John Mc CAIN si dhe ai demokrat Carles SCHUMER, në ditën kur e kishin vizituar kufirin Amerikan, deklaruan se: Me përdorimin e teknologjisë së njohur ne do të jemi në gjendje të themi se kemi një shkallë të sigurisë, e cila do tu mundësojë që emigrantët e paligjshëm brenda vendit të shkojnë drejt marrjes së shtetësisë, tha senatori Mc CAIN.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tomy BLAIR deklaroi: “Se dhënia fund e emigrimit do të shkaktonte një katastrofë për Anglinë. Askush nuk beson tek politika”.
Për çdo ditë nga Kosova po largohen shumë të rinj, drejtë kurbetit shkaku i largimit nga Kosova është gjendja e vështirë ekonomike, papunësia, mosfunksionimi i organeve shtetërore të institucioneve të Republikës së Kosovës. Interesimi i të rinjve për të migruar në shtetet e ndryshme është rritur, thonë qytetarët dhe zyrtarët në Kosovë. Duhet të veprohet sa më shpejtë që të pengohet ky emigrim, të gjendet një mënyrë e drejtë, e rregullt për të kërkuar punë jashtë shtetit, se në Kosovë një pagë sillet 200 - 400 euro e jashtë paguhet 1200 deri 1800 apo më së shumti 2000 mijë, e jo 3000 apo 4000 mijë euro, siç deklarojnë disa. Kjo nuk është e vërtetë. Një pagë e punëtorit të thjeshtë në Gjermani sillet diku 1000 deri në 2000 euro, ndërsa se pagat janë më të mëdha kjo është gënjeshtër e madhe, e cila lansohet nga ata njerëz të cilët Kosovës dhe rinisë sonë nuk ia duan të mirën.

Po si të luftohet kjo dukuri negative kur organet kompetente ato që nxjerrin ligjin pra Parlamenti i Kosovës nuk funksionoi fare 6 muaj, fare. Deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, po bëjnë gara se cili prej tyre do të pasurohet më shumë. Kushtet e këqija të shtyjnë të bësh çmos për të ikur jashtë, deklaron njëri nga ata që largoheshin nga Kosova.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se janë në dijeni se shqiptarët janë duke shprehur interesim të migrojnë, deklaron Safedin Kuçi zyrtar nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Baki Kelani nga Policia e Kosovës thotë se në kuadër të këtyre rasteve që kanë të bëjnë me migrimet ilegale, ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore nga ana e policisë. “Më qëllim të parandalimit të rasteve të tilla Policia e Kosovës është aktive me plane konkrete në parandalimin e rasteve të migrimit ilegal, kontrabandimit me emigrantë, e në veçanti të rasteve të fundit”, ka thënë Kelani për media.

Zyrtarët në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, thonë se fuqizimi i bashkëpunimit ndërkufitar si dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe informatave ndërmjet institucioneve, përfshirë edhe policitë e vendeve të rajonit, në fushën e menaxhimit të migracionit, është nevojë e menjëhershme.

Në zbatimin e legjislacionit dhe të politikave në fushën e migrimit, institucionet e Kosovës nuk kanë zhvilluar forma të ndryshme të bashkëpunimit me organizata dhe iniciativa të veçanta ndërkombëtare dhe rajonale në fushën e migrimit. Kosova gjithashtu ka vendosur bashkëpunim bilateral me shtete të veçanta. Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjësja kryesore për parandalimin dhe luftën e migracionit të parregullt nëpërmjet menaxhimit të integruar të kufijve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat