Nëndega e LDK-së në Wohlen të Zvicrës festoi 7 Vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Nëndega e LDK-së në Wohlen të Zvicrës festoi 7 Vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Nga: Nga Abas Fejzullahu Më: 3 mars 2015 Në ora: 17:12

Nëndega e LDK-së në Bremgarten/Wohlen të Zvicrës më 2015-03-01 në ora 13:00 në sallën e mbushur përplot pjesëmarrës, anëtar dhe përkrahës të LDK-së mysafirë dhe kurbetçarë, që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, kaluan çaste të këndshme gjatë përcjelljes së programit të pasur dhe paraqitur me pika kulturo-artistike, që organizatori është përkujdesur, për ta kujtuar dhe festuar 7 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Është e pranishme tek kurbetçarët, malli për vendin e origjinës, si dhe dëshira për ta pa atë, sa më mirë, dhe kur bëhet fjalë lidhur me 7 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, anë e këndë Zvicrës ku jetojnë dhe punojnë kurbetçarët, janë të organizuar në shoqata të ndryshme kulturo-arsimore, kremtojnë dhe festojnë festat kombëtare gjithandej Zvicrës me programet e tyre të pasura kulturo-artistike, ku pjesëmarrës në të shumtën e rasteve janë edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore zvicerane.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat