SHBA: Promovohet Monografia e Shoqatës Humanitare Medvegja, "30 Vjet në Shërbim të Kombit"

Diaspora

SHBA: Promovohet Monografia e Shoqatës Humanitare Medvegja, "30 Vjet në Shërbim të Kombit"

Nga: Beqir SINA - New York Më: 3 mars 2015 Në ora: 14:25

Shoqata Kosova Lindore dhe Federata Panshqiptare Vatra, promovojë ditën e diel - në tempullin e dijes, kolegjin amerikan "Monroe College" në Bronx - New York, Monografinë e Shoqatës humanitare Medvegja, me seli në Fully të Zvicrës, – "30 Vjet në Shërbim të Kombit", me bashkautor, zotin Llukman Halili dhe z. Dashnim Hebibi.

Veprimtaria u zhvillua nën kujdesin e Shoqatës Kosova Lindore (Eastern Kosovo Association) dhe kryetarit të saj, Shaban Mehmeti, si dhe Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, e me mbështetjen e veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, nga Shoqata Humanitare "Medvegja", me seli në Fully të Zvicrës, në përbërje të cilit ishin Zenel Neziri, kryetar, Fadil Selmani, sekretar, Ismet Selmani - ish kryetar, dhe profesor Jonuz Fetahu.

Të pranishëm ishin dhjetëra vetë - mes tyre edhe dy autorët e monografisë, Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi, si dhe studentë, veprimtarë dhe lider të komunitetit, gazetar dhe biznesmen shqiptar, në zonën e Tri-Shtetshit.

Promovimin e hapi moderatori, i kësaj veprimtarie, z. Llukman Halili, i cili i ftoi të pranishmit, të nderojnë intonimin e dy himneve kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë.

Zoti Llukman Halili, u shpreh se: 'Kjo shoqatë me seli në Fully të Zvicrës, për vite të tëra me aktivitetet e saj në periudha të ndryshme - kontribuoi për çështjen kombëtare, me miliona Franga Zvicerane! Monografia, “30 vjet në Shërbim të Kombit", tha ai, është si thirrje për sensibilizim të çështjes së gjendjes së rëndë politike të Medvegjës, e cila nga 2000 banorë që kishte para disa viteve, ka ngelur me 500 banorë, sot. Largimi i shqiptarëve, simbas tij është bërë nga presioni i politikës serbe në ato treva, duke i detyruar shqiptarët, që ti braktisin trevat e tyre, pra ikjen e mijëra shqiptarëve!

Ai bëri thirrje duke thënë: "Duhet të gjithë të kontribuojmë, sot sepse nesër do të jetë vonë!"

Kurse, kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja”, Zenel Neziri, e ka quajtur këtë monografi për Medvegjen si pasaportën e kësaj treve - në rrjedhën e ngjarjeve, të shkruar dhe përmbledhur me shumë kujdes nga dy autorët, të cilët ai i falënderoi në mënyrë të veçantë, së bashku me bashkë organizatorët e këtij promovimi.

Duke folur për monografinë, ai tha ky libër, është një pasaportë, për punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë në Zvicër, për avancimin dhe mbrojtjen e çështjeve shqiptare, dhe kjo do t'i mbetet të rinjve dhe fëmijëve, që të njihen me punën e baballarëve te tyre, që ata të mos e harrojnë kontributin e tyre dhe gjuhën shqipe, për të cilën ne po ndihmojmë edhe arsimin në këtë trevë”, tha Neziri, duke përmendur edhe disa nga ndihmat që kanë bërë, ata për tekstet shkollore dhe shkollën e mesme atje.

Kryetari i shoqatës nuk la pa përmend, me këtë rast, edhe ndihmat e bërë në vite nga kjo shoqatë, duke iu dhënë një mirënjohje edhe drejtuesve paraardhës, si edhe autoriteteve zvicerane, e popullit të saj, të cilët, tha ai kanë dhënë një kontribut të çmuar me ndihmat që i kanë bërë në Luginën e Preshevës, nga Zvicra.

Në cilësinë e mikpritësit, të kësaj veprimtarie, kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj - tha se organizata që ai udhëheqë, e ka për obligim që ta ndihmojë këtë promovim dhe punën e shoqatës Medvegja, në mënyrë që puna e tyre të jehojë edhe në SHBA - e jo vetëm në Medvegjë dhe Luginën e Preshevës, por edhe tek çdo shqiptarë.

Për, këtë, theksojë ai “Vatra, do të jetë e pakursyer në bashkëpunimin me të gjithë shqiptarët"

"Vatra, u shpreh kreu i vatranëve, e ka për nder të jetë pjesë e këtij promovimi të kësaj monografie, e cila është pjesë e historisë së shqiptarëve të asaj treve. Ne e kemi detyrë parësore - të bëmë gjithçka, për interesin kombëtar - të ndihmojmë shqiptarët - në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në viset shqiptare, ashtu si kanë vepruar prej themelimit të saj - me figurat më eminente të kombit", tha Dr Buçaj.

Më pas promovimin e kësaj Monografie, e ka përshëndetur edhe Fadil Selmani, sekretar i shoqatës, i cili tha ” Se jam i impresionuar për mikpritjen tuaj - dhe organizimin e këtij promovimi - kaq të bukur, këtu në Nju Jork. Ndërsa , duke uruar që Medvegja kurrë të mos mbetet e harruar, kërkojë që shqiptarët të vetëdijesohen, sepse u shpreh ai Medvegja - po kërcënohet nga zbrazja, prandaj duhet ndihmuar nga të gjithë ne dhe me të gjitha mjetet.”

Duke shtuar se edhe qëllimi i kryesisë së kësaj shoqate, e cila po qëndron këto ditë në New York, nuk është vetëm promovimi i kësaj monografie, por, sipas tij edhe lobimi për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve, që jetojnë në Luginë të Preshevës, tha sekretari i saj zoti Fadil Selmani.

Vëllai i tij - ish kryetari i kësaj shoqate humanitare - zoti Ismet Selamani, ndërsa foli për këtë monografi, tha se libri është përmbledhje e aktiviteteve dhe kontributit, që kjo shoqatë, ka dhënë për çështjen shqiptare në përgjithësi, në veçanti para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

"Kjo, monografi, sipas tij, të cilën shoqata humanitare Medvegja, e ka sponsorizuar - përmbledh te gjitha aktivitetet e shoqatës për çështjen e Kosovës, në të gjithë Zvicrën, avancimin dhe afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës, dhe në përgjithësi për çështjen kombëtare".

Profesor Jonuz Fetahu, i cili është pjesë e këtij delegacioni në Amerikë, tha se ky promovim merr vlera të veçanta - ku ai promovohet nën kujdesin e bashkatdhetarëve tanë nga Kosova Lindore këtu në SHBA -vendin mik i madh i shqiptarëve, dhe, të Federatës PanShqiptare Vatra, organizatës më të vjetër shqiptare strumbullare e ngjarjeve të mëdha, që kanë përjetuar shqiptarët qysh në kolonitë e para në Amerikë.
"Por, të mos harrojmë tha ai ky promovim koicindon edhe me 23 vjetorin e Referendumit për autonomin territoriale dhe politike të Luginës së Preshevës, referendum ky që shpresojmë një ditë do të realizohen sa më shpejt mbasi më 1 dhe 2 mars shënohet 23 vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë edhe deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën" tha ai.

Në këtë promovim me fjalë rasti, erdhën edhe Shaban Mehmeti, kryetar i shoqatës Kosova Lindore, dhe Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtari dhe poeti nga Presheva, që nga viti 1995 jeton në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë Lugina e Preshevës.

Ndërkaq- një përshëndetje për këtë promovim drejtojë edhe veprimtari i dalluar i çështjes çame, në Shtetet e Bashkuara, inxhinier Sali Bollati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat