LDK në zgjedhjet në Soloturn garon me kandidaten Herolinda Avdyli

Diaspora

LDK në zgjedhjet në Soloturn garon me kandidaten Herolinda Avdyli

Më: 1 mars 2015 Në ora: 20:56

Solothurn - Në zyrën e degës së LDK-së në Solothurn, kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi i shoqëruar nga sekretari i kësaj Dege z. Ismet Krasniqi dhe anëtari i kryesisë z. Ajet Avdyli, pritën në një takim shumë miqësor, këshilltarin e CVP-së në komunën e qytetit Grenchen z. Matthias Meier-Moreno si kandidat potencial për zgjedhjet nacionale të cilat mbahen, më 18 tetor 2015 si dhe kandidaten e propozuar nga LDK-dega në Zvicër zonjën Herolinda Avdylin, e cila garon në kuadër të listës së CVP-së. Në garën për këto zgjedhje LDK nuk figuron si parti, por në banderolla, reklama dhe tubime do të figuroj edhe simboli i LDK-së. Por, ka gjasa që LDK-ja të garojë me më shumë kandidat për zgjedhjet e ardhshme. “Jemi në bisedime edhe për kandidatë të tjerë nga LDK-ja”, thotë për “Bota sot”, kryetari Latifi.
Në këtë takim patën një bashkëbisedim duke shkëmbyer lirisht mendimet, njëkohësisht informacionet për zhvillimet politike në Zvicër. Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u shprehen të bindur se këto marrëdhënie duhet të intensifikohen dhe rrugët e komunikimit duhet të shtohen në mënyrë që të jemi në kontakt të vazhdueshëm sepse pa një bashkëpunim dhe koordinim nuk mund të ketë integrim të mirëfilltë të komunitetit tonë në Zvicër si dhe në fushat e interesit reciprok, thuhet në komunikatën e Komisionit për Informim të LDK-së.
Bashkëbiseduesit, e ndjen të nevojshme që të ketë një prani dhe një komunikim më intensiv, për një mbështetje ende më të madhe për të gjitha çështjet e hapura dhe për të çuar përpara proceset e integrimit të shqiptarëve në Zvicër duke bashkëpunuar me partner të institucioneve politike zvicerane sidomos rreth iniciativave qytetare si dhe përzgjedhja dhe përkrahja e kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet lokale, kantonale dhe nacionale në Zvicër.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në mes të Degës së LDK-së në Zvicër dhe CVP-së, drejt një qëllimi madhor, për integrimin e shqiptarëve në shtetin zviceran.
“Të dyja palët u dakorduan se, duhet të vazhdojnë kontaktet dhe bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Është nevojshme të punojmë që të bashkëpunojmë në fushat e interesit të ndërsjellë si dhe të jemi aktiv në hapësirat ku janë të organizuara në Zvicër u tha gjatë këtij takimi, njofton komisioni për informim i LDK-së. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat