Regim ndaj artikullit të Edvana Gjashtës drejtuar intelektualëve shqiptarë në Austri

Diaspora

Regim ndaj artikullit të Edvana Gjashtës drejtuar intelektualëve shqiptarë në Austri

Nga: Prof. Izri Rexha Më: 1 mars 2015 Në ora: 09:40

Njoftoj opinjonin e gjërë që Edvana Gjashta në procesin edukativo -arsimor ishte pengesë e mësimit të gjuhës shqipe, ajo dhe mikja e saj Majlinda kanë proklamuar gjithmonë kundër mësuesëve të gjuhës shqipe duke dashur që mërgatën që jeton në Linz të Austrisë në një fare mënyre ti mbaj të varur nga ajo. Konsullin edhe një here e këshilloj që kur të vij në Linz të merr informata për autoritetin dhe punët të cilat i kryen zonja në fjalë, të mirat dhe lojalitetin e saj. Është shumë në disfavor të shqiptarëve të ftohen shoqatat tjerë nga “ një intelektuale” në një takim me konsulin e Republikës së Kosovës dhe mandej të perhap nëpër gazeta drejtuar kolegut tim Ismet Sinanit ““Kush vjen pa ftuar, e gjënë pa shtruar”! Ky është një nënqmim miq, prandaj shkruaj këtë reagim. Ata të cilët do punojnë për ty dhe ti do ju shtron pak koca që kanë mbet nga të tjerët që të lëpihen, por herdokur do mbeten me gishërinj në gojë. Mos harro se nuk je ti ajo që ke bërë shumë për shqiptarët e këtuhit por janë njerzit që kanë sakrifikuar centin e fundit dhe kanë dhënë ende kontribut, kurse ti ke mbushur xhepat e tu nga ne sepse ne jemi burimi yt i të ardhurave.

Merresh me mësimin e gjuhës shqipe sepse qysh moti ke pasur dëshirë ta mbyllnim këtë lëndë në Linz.Sa here që ke mbajtur manifestime ke folur kundër mësuesëve të gjuhës shqipe, e po ashtu ke bërë kur ke marrë pjesë pa ndonjëren nga mbledhjet e qytetit. Ti vetë e ke dërguar dy muaj vajzën tjuaj në mësimin e gjuhës shqipe vetëm të mbledhni materjal kundër mësuesit dhe më pas e keni ndalur me preteks se nuk e kuptonte mësuesin nga Kosova. Ti je një kurgjë hiq. Ti je e keqja e shqiptarëve, këtë ti e di mirë.

Neve mësuesve të Linzit nuk na duhet respekti i yt as ndihma e yte sepse ajo është destruktive, ti e di ate mirë. Prandaj ndihem krenar që nuk kam ardhë në atë takim pasi tash po e kuptoi se paska qenë i organizuar nga ti dhe ti do të ju tregon njerëzve se kush duhet nga intelektualët e Linzit të vij dhe kush jo. Mua dhe z. Ismet na ka ftuar konzuli i R. së Kosovës drejtpërdrejtë.

Me fjalinë e tuaj “Gjykon puna, s’gjykon guna”! keni dashur të nënqmoni punën tone dhe mos harro se ne me punën tone kemi arrit që nxënësit që nuk flasin hiq shqip pas një kohe të ju mësojmë gjuhën shqipe. Nxënësit që me rregull vijojnë mësimin e gjuhës shqipe nuk janë aspak mbrapa me nxënësit të cilët këtë lëndë e mësojnë në vendlindje. Prandaj fjalia e yte është si vetë qenja e yte destruktive , sepse në të kundërtën do duhej të ishe krenare të vinte një mësues në mbledhjen e intelektualëve.

Ti e falenderon z. Lladrovci sepse doni që ai në një fare mënyre të jetë në raporte të mira me ty, por të tregoi se ka mbaruar koha e lajkave dhe mashtrimeve. Z. Lladrovci ka respekt për mësuesit se e di mire që ne jemi vena që qarkullojmë këtu shqip, e jo ti që punoni të kundërtën. “Punën që bëjnë mijra vetë e shkatërron një gishtë i vockël”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat