Mrika Krasniqi Best Human Artist 2015

Diaspora

Mrika Krasniqi Best Human Artist 2015

Nga: Nga Rexhep Myftari dhe Drita Ramadani Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 22:59

Mrika Krasniqi eshte vleresuar me cmimin Best Human Artist 2015 nga Komiteti Europian i Artistave Hebrenje ne Paris (EJCP).

Ky event mbahet cdo kater vjet dhe kete vit ka ndare 12 shperblime per artistet europian te te gjitha gjinive te cilet kane kontribuar ne promovimin e te drejtave te njeriut. Me kete rast, komiteti ka vleresuar producenten dhe regjisoren Mrika Krasniqi me Best Human Artist 2015, per aktivitetin e saj kushtuar promovimit te te drejtave dhe lirive te njeriut duke iu referuar punes se saj si producente dhe regjisore ne shume projekte, si; “Toka e Kelmendit”2007 ne te cilin eshte promovuar toleranca fetare ne tokat shqiptare, me pastaj dokumentari “Fisniket e Botes” 2009 ku flet per shqiptaret te cilet kane shpetuar hebrenjte gjat holokaustit, dokumentari “Goli Otok” 2010 iu kushtohet te burgosurve politik ne ish Jugosllavi dhe lufta e tyre per liri, “4 oxhaqe” ruajtja e ambientit, “Ti nuk je vetem” promovon te drejtat e femijeve me sindromin Down dhe se fundi dokumentarin “Ushtari” 2014 qe iu kushtohet te gjithe atyre ushtareve qe ia dedikojne jeten e tyre kauzes me te drejte Lirise.

“Soldier” (Ushtari) ishte dokumentari qe permushi besimin e komotetit per te vleresuar Mrika Krasniqi me kete cmim kaq prestigjioz per artistet europian.

Filmi dokumentar i titulluar ‘SOLDIER’ flet per nje ushtar te UÇK-se, shtetas Gjerman i cili pas luftes ne Kosove po vuan denimin me 20 vjet Burg. Filmi portretizon historine e ushtarit te UÇK-se i cili po te mos ishte politika e Prishtines e till siç eshte nje ushtar sikur Protagonisti ne Dokumentar nuk do te mbahej mbyllur por do te konsiderohej Hero i Shqiptarve te Kosoves.

Mrika Krasniqi edhe perkunder faktit se mori nje shperblim te çmuar kishte ndjenja te perziera gezimi dhe hidherimi, nuk e perjetonte shperblimin sepse siç thot ajo “Tere koha me kaloi duke biseduar me njerez per ate se cfare po ndodh ne Kosove. Disa here u mbusha me lot dhe u ngulfata nga shembujt e k’qinje qe iu referoheshin shqiptareve. Me vinte turp nga ato qe degjoja por nuk ipesha se nuk doja te shahej e fyhej asnje Shqiptar, prandaj mbroja me kembngulje njerezit e mi. E mora cmimin dhe i fola disa fjale, duke dashur qe me dinjitet te perfaqesoj vendin tim. Derisa flisja mu duk se ne syt e te gjitheve une isha thjesht nje nga shqiptaret e kampeve te Hungarise”

Ajo megjithate mbetet falenderuese per te gjithe ata qe i ndihmuan ne realizimin e filmit si dhe ata qe mundesuan rrugetimin ne Paris por edhe Komitetin Europian te Artistave Hebrej te cilet ia ndan kete shperblim te çmuar.

Mrika Krasniqi njeherit eshte Drjetoresha e Albanian Film Week ne New York.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat