Ministri Murati u takua me shoqatat shqiptare nё Stamboll

Diaspora

Ministri Murati u takua me shoqatat shqiptare nё Stamboll

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 20:40

Në ambientet e Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll, ministri i Diasporës, Valon Murati, u takua për një bashkëbisedim me udhëheqësit e shoqatave shqiptare në Stamboll.

Para pjesёmarrёsve, ministri Murati foli pёr progresin e Kosovës dhe për raportet e Qeverisë së Kosovës me diasporën e saj. Ndër të tjera, ai tha:”Ne kujdesemi për diasporën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, por diasporën shumicë të shqiptarëve e trajtojmë një dhe të pandashme”.

Gjithashtu, ministri Murati u shpjegoi të pranishmëve edhe për programet e Ministrisë së Diasporës, me theks të veçantë te mësimi plotësues i gjuhës shqipe, aktivitetet kulturore, krijimi i lehtësive pёr nxitjen e investimeve tё diasporës, si dhe për procesin e regjistrimit të diasporës, dhe pёr kёtё kërkoi bashkëpunim dhe përkrahje nga shoqatat.

Pas prezantimit, ministri Murati iu përgjigj pyetjeve tё shumta të pjesëmarrësve nga shoqatat në Stamboll.

Në këtë takim morën pjesë edhe z. Rrahim Morina, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Stamboll; z.Agron Tare, konsull i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll; Mentor Borovci, u.d. sekretar i përgjithshëm i MeD-sё, dhe Qamil Bytyqi, u.d. drejtor i Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat