Aftësimi i çdo nxënësi dhe vlerësim i dijes së tyre - detyrë e parë ...

Diaspora

Aftësimi i çdo nxënësi dhe vlerësim i dijes së tyre - detyrë e parë ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 14:41

Me bashkudhëtarët e mi me të arritur në objektin e shkollës së mesme “Merlan Kolegji” (pasi i njoftuam se kush jemi, nga jemi dhe cili është qëllimi i vizitës sonë) na u mundësua hyrja brenda. Qysh në hapin e parë të vizitës sonë dhe në bisedën që e zhvilluam me personelin arsimor, nxënësit dhe të tjerët, mësuam së ky objekt modern shkollor është përuruar para katër viteve. Për ndërtimin e tij janë investuar më shumë se tridhjetë milionë euro. Në katër blloqet trekatësh të këtij objekti shkollor bashkëkohor dhe të pajisur me çdo mjet për konkretizimin e procesit edukativo-arsimor, gjë që shihet në fotografitë e kamerës sonë, duke filluae nga kati përdhes na ranë në sy katër hallat moderne sportive. Gjatë kalimit tonë nëpër këtë katë, hasëm në bibliotekën e pasur me botime nga letërsia holandeze dhe ajo ndërkombëtare e shkollore. Në këtë kat hasëm në kabinetin e muzikës, të elektroteknikes, të makinerisë e të transportit, restorantin për arsimtar dhe personelin tjetër shërbyes, kuzhinën, ku nxënësit gjatë pushimeve të gjata për çdo ditë marrin nga një racion ditor të ushqimit të shëndoshë, sipas asaj që zgjedhin ata vetë.

Procesi edukativo-arsimor teorik për çdo lëndë drejtpërsëdrejti lidhet me punën praktike

Në të gjitha këto kabinete na ranë në sy mjetet më bashkëkohore për konkretizimin e procesit edukativo-mësimor për çdo lëndë veç e veç. Këtu puna teorike për çdo lëndë drejtpërdrejt lidhet me punën praktike. Afro një mijë e katërqind nxënësit, sa i ka kjo shkollë, çdo ditë mësimi deri në shkollë dhe anasjelltas nga qyteti dhe lokalitetet e tjera në largësi deri në pesëmbëdhjetë kilometra udhëtojnë me autobus, me biçikleta, e një pjesë i sjellin prindërit me automjetet e tyre. Në dy vjetët e para afro njëmijë e katërqind nxënësit i vazhdojnë mësimet e lëndëve të përgjithshme, kurse në vitin e tretë dhe të katërt çdo nxënës, sipas përcaktimeve të veta veç e veç, orientohet në drejtimin e përgjithshme të gjimnazit dhe në drejtime të tjera profesionale teknike: të elektros, të floktarisë, të hotelierisë, të teknikës, të edukatë fizike, të muzikës, të logjistikës, të metalurgjisë, të informatikës, të artit, të gazetarisë, të transport, të përpunimit të drurit, të robotikës e të tjera. Në gjashtëdhjetë e tetë paralelet, kabinetet dhe lokalet e tjera përcjellëse sa ka ky institucion shkollor në katin e parë dhe në të dytin ekzistojnë tabelat kompjuterike, të rrjetit kompjuterik, të cilin me sukses e udhëheq një i ri shqiptar, Berat Hasanramaj, menaxher i AIT-së, arsimtarët e zhvillojnë mësimin e secilës lëndë, i ilustrojnë njësitë e tyre metodike nëpërmjet katërqind kompjuterëve dhe aparateve të tjera digjitale. Klasat, kabinetet dhe lokalet e tjera përcjellëse gjithashtu janë të pajisura me orendi të reja më bashkëkohore. Në të gjitha ambientet e shkollës është i instaluar sistemi i ngrohjes qendrore ekologjike, ku veç e veç në çdo kënd të këtij objekti rregullohet ajrosja dhe niveli i ngrohjes, alarmi dhe proceset e tjera.

Ky institucion shkollor është shembull se si duhet të organizohet dhe të zhvillohet një proces i suksesshëm edukativo-mësimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat