Ilirid: "Bombat" e Zaejevit në Fyrom për hilet, apo qëllim për pushtet?

Diaspora

Ilirid: "Bombat" e Zaejevit në Fyrom për hilet, apo qëllim për pushtet?

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 23:47

Pushtetarët – qeveritarët në këtë shtet, që nga fillimi u krijuan me të gjitha llojet e hileve dhe u krijua: si një klasë sunduese e egër; si një dinasti me krimit të instaluar në pushtet dhe lidhjes së rrjetit të tyre në kapjen dhe privatizimin e shtetit

Fund viti 2014, dhe fillimi i vitit 2015, në vazhdimësi shtohen shumë e më shumë “eksplodimi bombave” e një lideri „taze“ në një parti e quajtura LSDM. Vallë kjo parti mos na doli në këto dy vite? ! dhe a thua kjo parti ka qëllim për një demokraci të mirëfilltë, apo sa përftim të rastit, për të zënë pozitë në kupolën e quajtur shet – qeveri ? apo si thuhet në popull: “gjuajtje të peshkut në ujë të turbullt” ? !
Por, si do që të jetë, zotëria për të cilin po përfolët e po shkruhet në portale të ndryshme të gjitha llojeve, për popullin shqiptarë do të jetë edhe një dëshmi zbardhje e fakteve nga vetë soji i të akuzuarit, (për të gjitha rastet e montuara), që në botën demokratike nuk duan koment. Prandaj është zbardhje me vlerë e fakteve skajshmërisht të maskuara nga të gjithë ata që morën pjesë direkt apo indirekt edhe pse të gjitha i kanë të njohura, ata heshtën për interesa të ndryshme. Po megjithatë, le të lanësohen çfarëdo lloji, të “bombave” madje në pastë edhe bombë me përbërje “madje edhe atomike” më keqe nuk bëhet. Se populli shqiptarë nuk ka ku të shkojë më poshtë dhe më keq. E, si duket të “gjithë” kanë ardhur në buzë të „greminës”, por pa përjashtim shqiptarët janë shumë afër shpërbërjes . Keqtrajtimet, përbuzjet të të gjitha llojeve, mund të jenë vetëm në fjalor si terme teorike. Mbi nacionalitetin shqiptarët u bënë të gjitha të zezat, qoftë në jetën qytetare, në kulturë, në origjinë dhe duke përbuzë autoktonin si fakt i pa mohuar historikisht nga bota e qytetëruar, nga kohërat më te lashta e deri më sot.

Për habi, të gjitha të zezat që iu bënë, i pranoi pa ndonjë zhurmë kumbuese dhe nuk arriti të vetëdijesohet në rrefshin nacional. Pa ndonjë kundërshtim të denjë demokratik me apo pa “bombat” aktuale. Po u vazhdua kështu shqiptarët do mbarojnë mu si duan armiqtë tanë. Se çdo kush që ka epitetin armik, skajshmërish ai në asnjë kohë dhe në asnjë çast nuk mund të jetë qëllim mirë. Deri sa bashkëqytetari i mirëfilltë, që respekton kulturën, historinë të drejtën dhe zhvillimin, thjeshtë atë që nuk e donë për vete, mos ja bënë askujt.

Populli autokton në botën demokratike ka trajtim të veçantë, pa varësisht përqindjes së popullit, ndërsa nacionaliteti shqiptarë nuk trajtohet, as si qytetar i rendit të dytë, e lere më për një barazi të plotë nacional e demokratike. Derisa në disa shtete fqinje, vetëm me ma pak se 5%, të numrit të përgjithshëm të strukturës nacionale, i kanë të gjitha të drejtat nacionale madje edhe me ma shumë se sa që parashihet me normat ndërkombëtare dhe trajtohen më shumë se sa të barabartë, edhe pse ata janë ardhacak, kur dihet se vetëm para disa decenieve, në kohën e kolonizimit u vendosën aty ko sot jetojnë. Ndërsa populli shqiptarë në trojet e veta në Maqedoninë shqiptare, janë qytetar në fund të fundit dhe të keqtrajtuar edhe nga përfaqësuesit aktual shqiptarë, qoftë në pozitë apo opozitë. Prandaj për këta nuk duhet çfarë komenti dhe dëshmie plotësuese. Ata e dinë fajin dhe të bëmat e tyre, se koha e teknologjisë moderne po e mundëson që me ta “lexuar “ letrën në xhep si thotë populli, mu ashtu ai po bëhet sot me “bombat” aktuale. Hilet e tyre dihen për veprimtarin e “bujshme”. Edhe ata fakte që do të dalin nga këto “bomba” nuk e shtojnë e as nuk e shfajësojnë këto mëkatar të zhytur deri në fyt.

Mërgimtarët dhe Bashkësia Shqiptare „ILIRIDA“ në Cyrih, “këto vlera” i ka të njohura nga koha , në kohë, për të cilat flasin faktet reale të kohës në vazhdimësi. Si rasti i Sopotit, i Kumanovës, i Brodecit, rasti “Monstra” dhe shumë raste tjera. Dhe të gjitha rastet të cekura e të pa cekura, individ e në grupe,u likuiduan, u mall tretuan e u burgosën, ku u dënuan me dënime dra - konike, nga dënimet me burg në muaj e vite deri në dënimet me burg të përjetshëm. Burgjet në FYROM (Maqedoni) janë të mbushura me disa qindra të ri shqiptar pa pikë faji, pa asnjë arsyeje të vetëm, vetëm se politikës ditore iu deshtë një gjë e tillë, montimi dhe krijimi i rasteve, për fshehjen e fakteve reale dhe largimi i opinionit nga telashet reale. Prandaj të gjitha qeveritë në këtë shtet të brishtë, shtet që me emrin kushtetues edhe pas 25 vitesh në arën ndërkombëtare njihet si FYROM.

Me emrin që e quajnë veten si maqedonas nuk mbanë fare nga se sllavët u vendosën diku në shek.VII, apo në shek.. XII. Ata në fillim u vendosën për tej, në veri të lumit Danub dhe fare vonë filluan të depërtojnë kah jugu. Një milion herë kanë të drejtë populli shqiptarë, të quhet me emrin nacional: MAQEDONAS, se sa sllavët ardhacak, që nuk kanë fare të bëjnë me nacionalitetin dhe lashtësinë maqedonase. Klasa politike e këtij popullit për çudi të kohës, është vardis pas kulturës dhe historisë krejt false. Shpenzimet e mëdha që u bënë, për Shkupi 2014, dhe po vazhdon, tregojnë më shumë varfëri mendore, shpirtërore, se sa pasuri historike, kulturore dhe shtetërore. Të gjitha këto, dihet mirë e mirë se, ku dhe si mbarojnë.

Vetëm, kur populli shqiptarë, respektohet si zot i hises historike nacionale, territoriale, financiare e zhvillimore, urbanistike etj. Vetëm atëherë kur shqiptarët respektohen si popull autokton dhe plotësisht i barabartë, Vetëm atëherë mundet të flitet për një barazi të shëndoshë e të plotë, për një bashkëjetesë të shëndoshë e të mirëfilltë, dhe për një ardhmëri dhe jetë gjatësi afate gjate. Ndryshe kot humbet kohë, dhe ndasitë e padrejtësitë do të thellohen dhe do shkohet në një rrugë pa kthim. Sa më shpejtë të hiqen duart, nga luksi i shtypjes, nga luksi i egër i të gjitha keqtrajtimeve, pasojat do të jenë të lehta dhe tejkaluese. Ndryshe e keqja do të jetë në përmasa të pa përmisuara.

Pushtetarët – qeveritarët sllav, të cilës do parti që erdhën në pushtet, me orientim të majtë apo të djathtë nga fillimi kur u krijua, kjo krijesë artificiale, u krijua me të gjitha llojet e hileve. Avazi për keqtrajtim të nacionalitetit shqiptarë nuk ka të ndalur as sot dhe vështirë është të besohet edhe për një të ardhme të ndritur e të afërm, për deri sa nuk ç ‘veshët klasa politike nga antagonizmat e urrejtjet e të gjitha llojeve, ndaj popullin shqiptar autokton, po edhe ndaj cilit do nacionalitet tjetër.

BASHKËSIA SHQIPTARE “ ILIRIDA” CYRIH
Cyrih 27.02.2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat