Ta festojmë së bashku ditën e pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Ta festojmë së bashku ditën e pavarësisë së Kosovës

Nga: Kosovare (Pllana) Morina Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 14:24

Traditat e festimit të festave të ndryshme nga shqiptarët në diasporë festohet me një përkushtim të madh dhe me një organizim të mirëfilltë, jashtëzakonisht rëndësi të veçantë i kushtohet festave kombëtare, fetare, përkujtime të dëshmorëve etj.

Shqiptarët me banim në këto qytete Buchholz, Toshtedt të Landit Niedersachsen të Gjermanisë, festat kombëtare i festojnë si është më së miri dhe për ca çaste e ndiejnë veten sikur të ishin në vendlindjet e tyre, në atdheun e tyre, Kosovë, Shqipri po ashtu edhe në trojet e tjera etnike me shqiptarë.

Duke e parë të rëndësishme për ta festuar festen e pavarësisë së Kosovës, si herëve tjera, po edhe këtë herë organizimin e filluan vullnetarisht vajzat dhe vogëlushet me një interesim të madh për këngët, vallet, vjershat e monologje kushtuar atdheut të tyre, të prira nga Azize Pllana, ku e luan rolin e një koreografeje, mësueses po ashtu edhe të prindit duke i përgatitur si është më së miri, e përkrahur edhe nga prindërit Fehmi dhe Drita Pllana, nuk ka munguar as përkrahja e prindërve të atyre vogëlushëve vullnetarë.

Traditën e festimit të festes së 7 Vjetorit të pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit, e mbajtur me 15.02, në mesditën e së dielës në Holvede ku pronari i Restorantit ishte gjerman, ku ka pasur mysafir nga Bremeni, Hamburgu, Verdeni i Hanoverit.

Si zakonisht manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe atij të Kosovës, si herëve tjera edhe kësaj here intonimi i himnit të Kosovës është me tekst, për ti thënë disa fjalë për rendësinë e festes e kishim të ftuar Hajrullah Tërnavën, i cili foli për situatën në Kosovë, ku si temë kryesore ishte për azil-kërkuesit e Kosovës etj., edhe për ekonominë etj.

Pastaj manifestimi filloj me këngë, valle, recitime ku nuk mungoi as monologu, nga vogëlushet dhe bukuroshet Shqiptare, bilbilat dhe bilbileshat ishin: Azize Pllana, Arita Gërgjaliu, Arjanit Pllana, Dorentina Hoti, Endrina Gërgjaliu, Erdonita Pllana, Erjona Muzaqi ,Laureta Aliu, Lirigzon Havolli, Vanesa Maksuti etj…

Ku me një program të pasur artistik këngë dhe valle të bukura Shqiptare i entuziazmuan të pranishmit, të cilët u ngritën, vallëzuan dhe kënduan së bashku me bilbileshat e bilbilat shqiptar në një atmosferë të pa parashikuar.

Ku e veçanta dhe entuziazmueshme ishin momentet kur këndohej kënga nga Azize Pllana me këngën “Gjamadani vija vija”, ku në sall vjen Harta e Shqipërisë etnike, të gjithë të pranishmit ngriten në këmbë me një brohoritje e me duartrokitje duke kënduar O Samir me qenë Shqiptar, atmosfera bëhet edhe ma interesante ku të gjithë të pranishmit duke vallëzuar, kënduar deri në skenë Shqipëria Etnike, të entuziazmuar dhe impresionuar jo vetëm të lumtur, por edhe krenar, atmosfera vazhdon me këngë patriotike atdhetare deri në orët e vona të mbrëmjes, falënderues ishin organizatorët e kontribuuesit për këtë manifestim kishin prindërit e tyre si: Blerim Gërgjaliu, Kujtim Hoti, Xhemshir Buzhala, Hajrulla Tërnava, është e arsyeshme edhe morale që ti falënderojmë të gjithë ata që me punën e palodhshme bën që festa e pavarësisë të Kosovës të kaloj siç është më së miri. Andaj i falënderojmë organizatorët dhe këshillin organizativ. Të lumtë Azize Pllana. Ju lumtë Djem e Vajza. Ju lumtë prindërve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat