LDK-ja dhe PSHDK-ja promovuese të integrimit dhe ruajtjes së identitetit

Diaspora

LDK-ja dhe PSHDK-ja promovuese të integrimit dhe ruajtjes së identitetit

Më: 25 shkurt 2015 Në ora: 15:19

Të mërkurën u takuan udhëheqësit e Degës së LDK-së në Zvicër dhe të bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Zvicër për një bashkëpunim të ndërsjellë në mes të dy subjekteve të organizuara shqiptare.

Në këtë takim, kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, i shoqëruar nga sekretari i kësaj Dege z. Ismet Krasniqi pritën kryetarin e bashkësisë së degëve të PSHDK-së në Zvicër z. Gjokë Paloka në të cilën patën një bashkëbisedim duke shkëmbyer lirisht mendimet, këndvështrimet, njëkohësisht informacionet për situatën politike qoftë në vend, qoftë në Zvicër.

Të vetëdijshëm duke kujtuar kohën dhe periudhën më të vështirë për popullin shqiptarë në Kosovë, para luftës, gjatë luftës si dhe pas, për shumë vite, LDK-ja bashkë me PSHDK-në, ishin promovuese e denjë e kërkesave të shqiptareve për liri, demokraci dhe pavarësi. Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u shprehen të bindur se këto marrëdhënie duhet të intensifikohen dhe rrugët e komunikimit duhet të shtohen në mënyrë që të jemi në kontakt të vazhdueshëm sepse pa një bashkëpunim dhe koordinim brenda subjekteve të organizuara shqiptare nuk mund të ketë integrim të mirëfilltë të komunitetit tonë në Zvicër, thuhet në njoftimin e Sektorit për informim të LDK-së në Zvicër.

Bashkëbiseduesit, e ndjen të nevojshme që të ketë një prani dhe një komunikim më intensiv, për një mbështetje edhe më të madhe për të gjitha çështjet e hapura dhe për të çuar përpara proceset e integrimit të shqiptarëve në Zvicër duke bashkëpunuar me partner të institucioneve politike zvicerane sidomos rreth iniciativave qytetare si dhe përzgjedhja dhe përkrahja e kandidatëve për zgjedhjet lokale, kantonale dhe nacionale në Zvicër.

Gjatë këtij takimi u bisedua për çështje të brendshme të shqiptarëve në Zvicër, mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në mes subjekteve shqiptare Degës së LDK-së dhe Bashkësisë së PSHDK-së në Zvicër, drejt një qëllimi madhor që të gjithë ne e kemi, për integrimin e shqiptarëve në shtetin Zviceran si dhe ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare të komunitetit tonë si dhe mundësit e investimeve në Atdhe.

Të dyja palët u dakorduan se, duhet të vazhdojnë kontaktet dhe bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Është nevojshme të mundohemi që të bashkëpunojmë në fushat e interesit të komunitetit shqiptar si dhe të jemi konstruktiv në hapësirat ku janë të organizuara këto dy subjekte të organizuara shqiptare në Zvicër. /BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat