Nga Manifestimi i 7 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në San Francisco (Foto)

Diaspora

Nga Manifestimi i 7 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në San Francisco (Foto)

Nga: Dijana Berisha Më: 24 shkurt 2015 Në ora: 18:34

Mërgimtarët nga të gjitha trevat shqiptare, që jetojnë në San Francisco, Sacramento, San Jose, dhe ca qytetet tjera në Californin Veriore, të shtunën bashkërisht festuan 7 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Manifestimi u mbajt në Martinez. Të pranishmit i përshëndeti veprimtari i njohur
z. Xhevat Saiti, kurse programin e udhëhoqi z. Hasan Berisha. Hapja filloi me himnin Amerikan të kënduar live nga zonjusha Mckenzie, kurse u vazhdua me atë kombëtar dhe Himnin Kosovës. As kësaj radhe nuk u lan pa u përkujtuar të gjithë ata që e dhanë jetën e tyre, që ranë për këtë liri, dhe personat e zhdukur, ku edhe u mbajt një minutë heshtje.
Për kontributin e madh të dhënë për Kosovën nga ca shtete të Europës e në veçanti nga SHBA-të foli znj. Rudina Berani, kurse aktivisti i shquar Riza Suma bëri një vështrim për luftën për Pavarësi si dhe kontributin e madh të shqiptarëve. Ai me emocione përmendi edhe heroizmin e Adem Jasharit.
Në program ishte renditur edhe një mirënjohje për veprat, dhe kontributin e z. Xhevat Sahiti, që bëri për kombin shqiptar, dhe Pavarësinë e Kosovës.
Për shëmbëlltyrën e z.Xhevat foli miku i tij i ngushtë dhe aktivisti shqiptar z.Gjon Shllaku, kurse për jetën rinore të Xhevatit foli edhe aktivisti i devotshëm z. Ali Kraja. Ceremonia vazhdoi me shumë emocione për të gjithë e sidomos për familjen Saiti. Certifikata mirënjohëse e firmosur nga të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi, dhe një pllakë mirënjohëse e punuar në Tiranë, ju dorëzua z. Xhevat.
U bënë edhe shumë foto dhe incizime, deri në momentin kur u shtrua darka e pasur, e përgatitur nga kuzhina shqiptare e familjes Daberdaku.
Për 7 Vjetorin e Pavarësisë ishte përgatitur një ëmbëlsirë e dekoruar me dizajn kombëtarë dhe u pre për të pranishmit nga Xhevat Saiti, Ali Kraja dhe Xhafer Nushi.
Z. Enver Sedolli aktivist dhe valltar i njohur, na zgjodhi muzikë dhe valle “DJ” të bukura nga të gjitha viset shqiptare, kurse z. Agron Xharra me këngë të përcjellura me harmoniken e tij, kënaqi pjesëmarrësit.
Pra, krahas punëve të përditshme dhe jetës dinamike në Californi, shqiptaret janë të lidhur shumë ngushtë edhe me vendet nga kanë ardhur, me xhelozi i ruajnë kujtimet e mira, dhe me respekt shpalosin edhe ato çaste të vështira që i kishin përjetuar.
Nga këtu përcillet jeta dhe ecuritë gjithëkombëtare, dhe partitë politike shihen nga një spektër tjetër nga ata që betohen në to!
Kemi pasur fatin që ta takojmë edhe z. Fatmir Sejdiu, Presidentin e parë të Republikës së Kosovës në San Francisco gjatë mandatit të tij, dhe me kënaqësi do presim edhe udhëheqës të tjerë të kombit.

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët në botë dhe miqtë tanë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat