"Babushi" i Adem Mikullovcit shfaqet në Zvicër

Diaspora

"Babushi" i Adem Mikullovcit shfaqet në Zvicër

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 21:38

Shoqata e Krijueseve Shqiptarë në Zvicër do të shfaqë filmin artistik "Babushi" me regji dhe skenar të Adem Mikullovcit me datë 21.02.2015.

Pjesë e këtij filmi janë aktorët e njohur si Leze Qena, Bislim Muçaj, Dibran Tahiri, Meti Haxhëosaj.

"Shoqata e Krijuesëve Shqiptarë në Zvicër fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në shfaqjen e premierës së filmit artistik « Babushi » me regji dhe skenar të Adem Mikullovcit ku përveç ti luajnë edhe Leze Qena, Bislim Muçaj, Dibran Tahiri, Meti Haxhëosaj, I. Hajzeri, V. Nikçi, I. Nikolla, Sh. Kastrati etj.
Filmi prezantohet në sallën e madhe të Pestalozzi Bibliotek, Hardaui - PBZ.
Adresa:
Pestalozzi Bibliotek
Norastrasse 20
CH - 8004 Zürich
Data: 21.02.2015, e shtunë
Fillon në ora 14.30.
Hyrja është 15 SFr, bashkë me pijet dhe aperitivin modest.
Kontakti: 076 - 341 43 41", thuhet në ftesën e dërguar nga Kryesia e SHKSHZ, Besnik Camaj./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat