Rugova i frymëzoi shqiptarët dhe i bëri një, për një të ardhme të ndritur

Diaspora

Rugova i frymëzoi shqiptarët dhe i bëri një, për një të ardhme të ndritur

Nga: Shkruan: Haki Latifi Më: 30 janar 2015 Në ora: 16:45

E nderojmë Presidentin Dr.Ibrahim Rugovën si prijësin e popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe si kreatorin institucional të pavarësisë së Kosovës. Ai e mori gjithë dashurinë, shpresën, gjithë besimin e qytetarëve të Kosovës, ai e mori edhe respektin e pafund të botës demokratike. Duke i pasur me vete këto vullnete vepra e tij u bë vepër për Kosovën. Prandaj, ajo nuk është vetëm vepër e kryer por është edhe një trashëgimi politike dhe konstitucionale për Kosovën edhe sot edhe nesër, duke e respektuar edhe si dijetar edhe si filozof edhe si prijës shpirtëror të Republikës së Kosovës.
Përkujtimi për Presidentin Dr.Ibrahim Rugova, ka rikthyer dhembjen edhe njëherë nëntë vite më pas duke shprehur respektin e madh për veprën e tij, për jetën e tij, përkushtimin e tij për lirinë pavarësinë, dhe demokracinë e Kosovës dhe për të gjitha që gjatë kohës së tij e bëri për Kosovën. 21 janari 2006 ishte goditje e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës.
Dr. Rugova ishte dijetari, studiuesi dhe letrari, duke na lënë një trashëgimi në themelet e dijes sonë. Ai në krye të popullit të tij erdhi si njeri i letrave, si shkrimtar, si akademik e intelektual dhe kur të tjerët bënin thirrje për luftë, ai bënte thirrje për paqe. Kur të tjerët bënin thirrje për ndarje, ai bënte thirrje për bashkim. Kur të tjerët bënin thirrje për urrejtje, ai bënte thirrje për dashuri. Fillimisht nuk u kuptua drejt, por koha po e dëshmon se lufta e armatosur ka qenë mjet i politikës paqësore, por mjet i fundit të cilin ka dashur ta shfrytëzoj në Kosovë për t’i realizuar qëllimet politike dhe idealet që qytetarët e Kosovës i kanë pasur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat