Beogradi e rekrutoi Aleksandër Jablanoviçin!!!

Diaspora

Beogradi e rekrutoi Aleksandër Jablanoviçin!!!

Nga: Xhafer LECI Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:39

Beogradi përmes sigurimit sekret, duke e njohur shumë mirë mentalitetin dhe ndjeshmërisë shpirtërore të shqiptarëve, që për një plesht e djegin jorganin, e ka përgatitur Jabllanoviqin që t`i fyejë nënat shqiptare në pikën më të ndjeshme, të cilat qe 15 vite janë duke pritur eshtrat e pa gjetur e më të dashurve të tyre.

Beogradit sot i konvenojnë më shumë se kurrë trazirat në Kosovë, sepse ne shqiptarët me gabimet tona jemi duke larguar simpatinë e miqve tanë amerikanë e perëndimorë, ndërsa Serbia me mjeshtëri është duke u bërë partnere e miqve tanë.
E kam thënë dhe përsëris, se Beogradi për synim ka aneksimin e Trepçës dhe Ujmanit të Gazivodës. Amerikanët, anglezët dhe gjermanët janë duke na bërë me dije se në Bruksel nuk duhet të bisedohet fare me Serbinë për Trepçën, e as për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Kjo që po ndodhë këto ditë në Kosovë i përngjanë ngjarjeve nga trazirat e vitit 1997 që, nuk ishte krejt në pyetje ajo tragjedi piramidale, por trazirat ishin të mirëorganizuara nga sigurimet sekrete, serbo-greko-ruse, për shkatërrimin-përmbysjen e Shqipërisë. Njësoi ndodhën edhe ngjarjet e vitit 2004 të cilat e shtynë njohjen e pavarësisë së Kosovës, cila ishte përgatitur të ndodhë më 2005, e që u shty- ndodhi në vitin 2008-të...! Ato trazira të dhunshme vetshkatrruese për vendin tonë të vitit 2004, i patën kushtuar shumë miliona euro qeverisë së Bajram Rexhepit atëherë, dhe po kështu do i kushtojnë edhe qeverisë së Isa Mustafës tani.
Ku e ka atë buxhet Kosova të meremetojë këto dëme të pa nevojshme, kur populli nga varfëria është duke lëshuar Kosovën me të madhe, që edhe kjo është një pasqyrë shumë e keqe për Kosovën para botës.

Këto ditë prita që mos po del me një deklaratë Rexhep Qosja dhe po i quan këto trazira në Kosovë, “Revolucioni i Vonuar Demokratik”, siç pati vepruar në vitin 1997, kur Shqipëria po kallej flakë!

Opozita e revolvuar, është duke shfrytëzuar situatën e rëndë ekonomike dhe politike në Kosovë më shumë për pushtet se sa për dhimbjen e nënave, të cilat kanë vuajtur edhe atëherë kur fare nuk kemi dëgjuar për Jabllanoviqin.
Edhe nëse ky Jablanoviq, shkarkohet nga Qeveria e Kosovës, në vend të tij do të mund të vie një Jablanoviq tjetër, cili përsëri për hesap të Serbisë mund të na provokojë. Shtrohet pyetja; a duhet që neve përsëri për një fjalë ta shkatërrojmë Kosovën dhe Bota të na quajë njerëz të dhunës, të ikin investitorët, mos të ndjehen të sigurta as diplomacitë e huaja në vendin tonë...etj?
Ku ishin këta që po protestojnë tash e 15 vite? A mos qenka dashur të presim që Jablanoviqi me një fjalë të tij antishqiptare, të na organizojë protestat e dhunshme dhe vetëshkatërruese për Kosovën?! Mos do të thotë kjo se shqiptarët vetëm kur i ofendon dikush dinë të revoltohen dhe me dhunë të vërsulen kundër institucioneve dhe vendit të vet, gjoja për të nderuar, respektuar e mbrojtur nënat e shumëvuajtura!
Gjithë Bota demokratike lejon dhe toleron protesta të qeta, por jo të dhunshme.
Demokracia me ligje, rend dhe rregulla ka për detyrë të mbrojë popullin, pasurinë…
Për mendimin tim këto protesta më shumë janë duke u zhvilluar në shenjë hakmarrje, pse Isa Mustafa, u largua nga ish Bloku dhe bëri koalicion me PDK-ën, që edhe unë në një shkrim timin të mëhershëm pata shkruar kundër Isa Mustafës, pse u largua pas disa muajve nga Blloku dhe bëri koalicion me PDK-ën?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat