Rugova, ky arkitekt i bashkimit

Diaspora

Rugova, ky arkitekt i bashkimit

Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:29

Të shtunën , më 24 janar në qytetin Solothurn në Zvicër u mbajt Akademi përkujtimore me rastin e nëntë vjetorit të shkuarjes në amshim të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, organizuar nën kujdesin e kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër. Këtë Akademi përkujtimore e përshëndetën me nga një fjalë rasti edhe kryetari i Bashkësisë së intelektualëve në Zvicër, z. Abas Fejzullahu, Ish zëvendës ministri i mbrojtjes z. Agim Mehmeti si dhe sekretari i Degës së LDK-së në Gjermani z. Shpend Shala.
Pas intonimit të himnit të Kosovës dhe Dardan “Kur ka ra Kushtrimi n`Kosovë”, moderatori z. Zeqir Gjukaj, anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër bëri hapjen e Akademisë përkujtimore duke i përshëndetur të pranishmit dhe mysafirët që kishin ardhur për të nderuar presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Një fjalë rasti e mbajti kryetari i degës së LDK-së në Zvicër z.Haki Latifi. Këtë Akademi përkujtimore e përshëndetën me nga një fjalë rasti edhe kryetari i Bashkësisë së intelektualëve në Zvicër, z. Abas Fejzullahu, ish zëvendës ministri i mbrojtjes z. Agim Mehmeti, duke evokuar kujtime gjatë takimeve që kishin pasur me presidentin Rugova. Ndërsa, sekretari i Degës së LDK-së në Gjermani z. Shpend Shala përshëndeti në emër të kësaj dege, duke e përgëzuar organizatorin për këtë tubim dinjitoz në kujtim të Presidentit Rugova. Veprimtari i LDK-së në nëndegën e Solothurnit z. Palush Thaçi, kishte përgatitur enkas një monolog kushtuar Presidentit Rugova.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat