Më shumë se 200 donatorë, besmitar bujar dhuruan 80 mijë dollarë

Diaspora

Më shumë se 200 donatorë, besmitar bujar dhuruan 80 mijë dollarë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 14:35

Në lokalin Easwood Manor në Bronx Nju Jork, mbrëmë, u mbajtë një darkë për bashkim fondesh, në të cilën morën pjesë rreth katërqind vetë. Organizatorë, të kësaj fushate mbledhje fondesh në New York, ishin Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës, dhe Komisioni i darkës fond mbledhëse, i përbër nga Gjon Dedvukaj, Mark Berishaj, Nikoll Junaçaj, Vasel Ulaj, Zef Gjokaj, Ejllo Berishaj, Lekë Gjolaj,
Gjon Gjokaj, Kris Dushaj, Kolë Cacaj, Mark Ivezaj, dhe Zekë Krasniqi.

Ata, thanë, se e organizuan këtë darkë për mbledhje ndihmash, me qëllim për të ndihmuar dy projekte të lavdishëm për Malësinë dhe kombin tonë. - Njeri prej tyre, do të përdoret për ndërtimin e objektit për fëmijët e hendikepuar, e cila, do të ngrihet në oborrin e Qendres Shpirtërore Katolike "Sanctae Crucis" në Sukuruq, të Malësisë së Madhe, por, që duhen siguruar patjetër edhe fonde financiare të
mjaftueshme.

Kurse, gjatë darkës, nëpërmjet një vidoe-filmdokumentar, trasmetuar nga Televizioni Kultura Shqiptare, Patër Fran Dushaj, foli duke shpalosur projektin, e tij, dhe, tha se "ky do të jetë një objekt, simbas tij, që do të krijojë kushtet edhe për :" Ndamjen e Sakramenteve, Festimet Liturgjike, Takime Ikumineke, Takime Inter-Religjoze, dhe Terapi dhe rereacion "- duke e bërë atë, siç tha prifti
francesakan një nga qendrat e para të tilla në Europën juglindore -"pasaportën" europjane të një institucioni që lidh besimtarët shqiptarë me botën e civilizuar.

Ai me këtë rast permendi në mënyrë të detajuar se në këtë qendër, 15 vjeçare,(me vlerë 35 milion Euro) fëmijët tanë kan parlamentin e tyre, i cili është moderatori i qendrës. "Ne kemi shkollën e artit, tha ai ku dëshirojmë me e bashkue, për me mujt me pa edhe vlerat e aytne fëmijëve të hendikepuar. Pra, duarve të tyre, që nuk i ka begenisë, kush deri tani ata fëmijë. Kemi edukatorët, tona, që nuk janë vetëm edukatore, të mendjes, punës, duarve , syve, veshëve, por, ato dallohen edhe në mësimin e gjuhëve të huaj - ku çdo fëmijë tek ne, tani flet mirë, deri në katër gjuhë të huaja, përfshirë, edhe atë të shurdh-memecve me gishta, ç do fëmijë merr pjesë në punime atristike, në dizanjë, qeramikë, dhe dyll - qirinjë. Kemi një professor gjerman, që vejn çdo gjashtë muaj, me udhëheq shkollën e artit, por, kan ardhë me na vizitue edhe Motrat e Nëna Terezes, me të cilat kemi vu bashkë-punimin. Kemi edhe autobusin tonë, që mer deri në 50 fëmijë"

Të gjitha këto ai i ka cilësuar si një "good news"- një lajm i mirë, për bashkë-kombasit, për Malësinë dhe vendlindjen e tyre - "për të treguar, se jemi dikush - ashtu si edhe pakicë, por, jemi ma të mirët, kur kemi Krishtin në Zemër, dhe dijen në mendje" u shpreh Patër Fran Dushaj - duke shtuar se kjo është një qendër unikate në rajon për shtatë shtete, ku ne jemi të vetmit".

Më pas në këtë darkë, me anë të fjalimeve, dhe fjalës së drejtuesve u përkujtua Patër Zefi i Traboinit - i njohur me emrin Lonard Tagaj, i cili ka lindur më 1910 dhe më 1945 sllavo komunistët e vranë në mënyrë barbare. Leonard Tagaj, u tha se ka qenë një prift françeskan i lindur në Ljare më 16 Nëntor 1910, dhe shërbeu si prift në Malësi, deri kur të kuqët sllavo komunist, e vranë atë pa ndonjë faj në vitin 1945, sepse, ai ishte një frat atdhetar, i cili iu kundërvua fuqishëm lëvizjes sllavo - komuniste në Malësi.

Kurse, i ardhur enkas nga Malësia, për këtë veprimtari, Patër Fran Dushaj, famullitari i Qendres Shpirtërore Katolike "Sanctae Crucis" në Sukuruq, të Malësisë së Madhe. tha se Famullia e Traboinit në Malësi, dëshironë që në mënyrë dinjitoze dhe solmne në gusht të këtij viti (2015) të përkujtojë 70 vjetorin e vrasjes së famullitarit të nderuar të Hotit.

Ai shtoi se në këtë prvejtor kjo famulli ka paraparë disa aktivitete që për realizmin e tyre kan ndihmuar deri tani bashkëatdhetarët tanë nga diaspora, "por, për të përfunduar këtë projekt, tha Patër Fran Dushaj, duhen edhe 50.000 dollar amerikan".

Ndërsa, sqaroi se ata kan në projekt që të "Bartin trupin e Tij, në Kishën e Traboinit,( ri-vorrimin e trupit të tij), vendosjen e Trupores së tij në oborrin e Kishës dhe publikimin e flijimit të tij, dhe fillimin e procesit që ky famullitar i Hotit, të hyjë në vargun e martirëve të Kishës Katolike, dhe, të Kombit Shqiptarë.

Darkën e drejtojë, Nikoll Junaçaj Kordinatori i Shoqatës “Malësia e Madhe”- në Nju Jork, – i cili shpesh her vuri në pah vlerat dhe bujarinë e malësorve. Ndërsa- e bekoi këtë Darkë, ndihmësi I famulltarit të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, Dom Victori.

Folësi , kryesorë zoti Mark Ivezaj - foli për jetën dhe veprimtarinë e Patër Zefit të Traboinit - i njohur me emrin Lonard Tagaj dhe përcolli një faleminderim të posaçëm në emër të organizatorit për famullitarin e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj, i cili, në kishën shqiptare në New York, ka bërë edhe qender kulturore e kombëtare.

Më tej ai tha se " Falenderojë, edhe Patër Franin nga Malësia, Famulllitarin e qëndrës shpirtënore e katolike "Santa Cruz" i ciliështë edhe bartësi dhe drejtuesi i këtyre dy projetkteve të lavdishme, por duke folur në emër të organizatorit, tha ai faleminderojmë edhe ju që ini këtu të pranishëm, por edhe ata që nuk janë këtu, që gjithmon kan qenë të gatshëm me kontribue, dhe me ndihmua bashkëatdhetarët tone kudo në trojet shqiptare.

Darkën për bashkim fondesh, e përshëndetën dhe vlerësuan lart për bujarinë e malësorve për kontributin dhe ndihmat e tyre, humanitare e bamirëse, edhe famullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj, Kryetari i Vatrës, dr Gjon Buçaj, asambleisti i shtetit të New Yorkut, Mark Gjonaj dhe shkrimtari Tom Paloka, me një poezi shkruar nga ai vet për Nëna Terezen. .

Në fjalën përshëndetëse Dom Pjetër Popaj - nënvizoi edhe kontributin e këtij komuniteti në ndërtimin e kishave në atdhe dhe në bamirësi të tjera në komunitet të këtyre besimtarve.“Bujaria juaj reflekton në dashurinë tuaj ndaj Zotit e të afërmit në tokë”, tha ai dhe shtoi se “Sa më tepër që jep njeriu aq më tepër i jep Zoti atij , shprehja e Shën Franceskut të Asizit kur thotë se ‘Kur japim, marrim e kur falim të tjerët edhe ne na falë Zoti’”.tha kleriku i njohur shqiptaro-amerikan.

Në vijim të kësaj mbrëmje, u hodh edhe loja shpërblyese, e cila, ashtu si shishet e verës u sponsorizuan nga donacionet e biznesmenëve të suksesshëm - nga Malësia - këtu në komunitet: një çfiteli dhe lahutë malësore, të punuara artistikisht nga mjeshtrit shqiptar me dru arre, me një vlerë 1000 dollar.

Kolë Cacaj - mbajti fjalën përmbyellse të kësaj darke mbledhje ndihmash - duke lexuar emrat emrat e më shumë se 200 donatorëve, besmitar, të cilët dhuruan me këtë rast 80 mijë dollar. Dhe, përcolli me pas edhe një faleminderim të madh - për secilin prej donatorve, në emër të organizatorit

Të pranishmit u argëtuan nën ritmin e këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat, në përkujdesjen e grupit "Malësori" me drejtues këngëtarin e njohur nga kjo trevë Fran Vulaj, grupi “Malësori”, falas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat