Fol shqip bre vëlla që të të marrë vesh krejt bota!

Diaspora

Fol shqip bre vëlla që të të marrë vesh krejt bota!

Nga: Dibran Demaku Më: 26 janar 2015 Në ora: 17:51

Avioni i linjës ajrore Leipozig-Stamboll sapo kishte lënë pistën e aeroportit dhe si një shigjetë gjigante shpërthente retë e dendura dimërore që kishin mbuluar qiellin e Janarit. Ai ngjitej e ngjitej e prapa linte tokën e retë dhe përqafonte qiellin e kaltër, por të ftohtë dimëror.
Në ato momente seç më erdhi në mendje një rrëfim i thënë më shumë se tridhjetë e pesë vite më parë, për Stambollin si qytet dhe për detin që ai mbanë në gji, për detin Marmara. Një profesor yni që kishte vizituar Stambollin dhe kishte parë dhe kishte bërë edhe not në detin Marmara, i magjepsur nga bukuria e tij përrallore do të na thonte neve studentëve të tij se ai ishte deti më i bukur në botë. -"Ai det ka një bukuri përrallore!"-do të shprehej profesori ynë. Pas mbarimit të rrëfimit të profesorit tonë për detin Marmara dhe pas përfundimit të krejt ligjëratës së tij, kur ne po dilnim nga auditorët e fakultetit ku studionim njëri nga studentët do të shtonte duke qeshur:-"Mbase profesori ynë në atë udhëtim në Stamboll do ta ketë njohur edhe ndonjë vajzë me të cilën edhe do të ketë bërë plazh në detin Marmara dhe ai det do t`i jetë dukur më i bukuri në botë!”

Fati i pafat i Poçarit

Avioni vazhdonte fluturimin drejt cakut ku ishte nisur dhe mua më vinin e më shkonin në mendje mendime të ndryshme që kisha lexuar, por edhe kisha dëgjuar për Stambollin. Për një moment seç më erdhi në mendje edhe poezia e njohur "Poçari" e poetit tonë kombëtar Dritëro Agollit e shkruar dekada më parë dhe, e cila bën fjalë pikërisht për Stambollin. Ajo poezi më vonë është komponuar dhe është bërë këngë, të cilën e kanë kënduar shumë këngëtarë të muzikës dhe këngës shqiptare, por që vulën e suksesit të njëmendët do t’ia jepte këngëtari i mirënjohur kombëtar Ilir Shaqiri...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat