NEW YORK : Ri-hapet teatri historik "Teatri i Mbretit -Kings Theater" në Brooklyn i ndërtuar 86 vjet më parë

Diaspora

NEW YORK : Ri-hapet teatri historik "Teatri i Mbretit -Kings Theater" në Brooklyn i ndërtuar 86 vjet më parë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:15

BROOKLYN NY : Gati dy vjet pas një restaurimi të gjerë të saj u njoftua, se teatri historik - i njohur me emrin "Teatri i Mbretit -Kings Theater" u rihap dje, në Brooklyn - New York, disa javë përpara se ai do të ripërurohet me koncertin e saj të parë për këtë vit me Diana Ross (Diana Ernestine Earle Ross është një këngëtare amerikane, aktore, producent dhe një kompozitore). Zëvendës Kryetaria e Bashkisë së qytetit Brooklyn Alicia Glen tha se Brooklyni: "me këtë rast shënon një moment historik për komunitetin e saj."

"Teatri i Mbretit -Kings Theater" është ndërtuar në vitin 1929, dhe është teatri më i madh në New York, ndërtuar 86 vjet më parë, në formën e një kështjelle në lagjen Faltbush në Brooklyn. Ky tetaër me mbi 3000 vende, u mbyll në 1977 për probleme financiare dhe çështje pronësie, dhe mbasi çështja ishte fituar nga qyteti - teatri u rihap në vitin 1983.
95 milion dollar punë e ka bërë në këtë teatër të madh që tani të lulezon- i frymëzuar nga ai Versajës në Paris House Opera, të cilët thuhet se "kush më pak - dhe kush më shumë " dallohen se janë të pasiur me ngjyra të ndezura, me anekset origjinale me shandanet mahnitëse të restauruar dhe qilimat e famshëm të reja, dhe një tavan me skulptura dhe në formën e një kupole qiellore, me skenën dhe mure të veshura me kadife të kuqe, perde të mëdafshta, të gjitha të bazuar në fotografitë arkivore dhe të dizajnuara ashtu si ka qenë 86 vjet më parë, pra duke ruajtur origjinalitetin e saj.

Simbas shtypit lokal - thuhet se :" "Teatri i Mbretit -Kings Theater" do të ofrojë "një spektër të gjerë të programeve nga artistët të mëdhenjë dhe të talentuar, që bëjnë pjesë në aktivitete si loklae, kombëtare dhe ndërkombëtare", me më shumë se 200 shfaqje në vit.
David Anderson-president për ACE Theatrical Group, kompania që operon me këtë teatër - thotë për gazetën lokale Brooklyn - express, se "Kings Thetare, tani është edhe një herë një pjesë integrale e këtij komuniteti, pasi kishte humbur në qytet për kaq shumë kohë,. Ne jemi tani krenar për të mirëpritur rihapjen e "Teatri i Mbretit -Kings Theater". Ku njujorkezët dhe ne falënderojmë komunitetin për mbështetjen e tyre të pabesueshme të rivitalizimit të këtij projektit madhështor. Kjo është dhe shpresa jonë që të gjithë do të bashkohen me ne të festuar rihapjen historike, që do të fillojë edhe veprimtarit e vitit me përurimin e shfaqjeve në Teatrin e Mbretërve. "

Sipas një njoftimi për shtyp, përveç 3 shkurtit koncertit të Diana Ross, do të ketë një koncert falas për anëtarët e komunitetit të martën, 27 janar dhe një një takim me administratën e saj të hapur për publikun për të folur rreth të strukturës së rivendosur, takim i cili do të mbahet ditën e shtunë, më 7 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat