Dega e LDK-së në Suedi, mbështetje të plotë kryeministrit Mustafa

Diaspora

Dega e LDK-së në Suedi, mbështetje të plotë kryeministrit Mustafa

Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:13

Me 24-01-2015 në Ängelholm të Suedisë u mbajt mbledhja e Kryesisë së Degës së LDK në Suedi.

Në këtë mbledhje në mes të pikave të tjera të rendit të ditës që u diskutuan, u prezentua raporti i punës një vjeçare të Degës dhe u diskutua rreth situatës aktuale politiken ë Kosovë.

Kryesia e Degës së LDK doli me një konkluzion rreth situatës aktuale politike me anë të cilit i jep mbështetje të plotë Kryeministrit Isa Mustafa që të veprojë në kuadër të komptetencave të veta si Kryeministër për funkcionalizimin e jetës institucionale dhe normalizimin e situatës aktuale në vend.

Poashtu Dega e LDK në Suedi i jep mbështeje të plotë Kryemistrit Isa Mustafa i cili po bën përpjekje që me të gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese, statusi i Trepçës të zgjidhet një herë e përgjithmonë, si pasuri publike, në të mirë të minatorëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në ketë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua këkresa e Kryetarit të deritashëm të Degës së LDK në Suedi z.Zymer Qupeva, që për shkaqe shëndetësore të lirohet nga detyra e Kryetarit.

Deri në Kuvendine ardhshëm zgjedhor, ushtruese e detyrës së Kryetares u zgjodh Qibrije Hoxha.

Me këtë rast, Kryesia vendosi që kryetarit të deritashëm z.Zymer Qupeva ti ndajë një mirënjohje për kontributin e tij në Degës e LDK në Suedi, si dhe të shpallet kryetar nderi i Degës së LDK në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat