Shqiptari nga Kosova zgjidhet shoferi më i dashur nga udhëtarët

Diaspora

Shqiptari nga Kosova zgjidhet shoferi më i dashur nga udhëtarët

Më: 23 janar 2015 Në ora: 19:41

Më shumë se 60 për qind të qytetarëve të anketuar të regjionit Freising e kanë zgjedhur Skender Ademin, si shoferin më të dashur të autobusit.

Shqiptari 45 vjeç nga Kosova e përmbush më së miro përfytyrimin për shoferin ideal, të gatshëm për ndihmë dhe gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë. Ndodh shpesh që ndonjë zonje të moshuar t`ia bartë valixhen apo ta ndihmojë për t`u ngjitur në autobus, gjë që nuk ka mbetur pa rënë sy të udhëtarëve.

Në raste të tilla ai ka fituar edhe duartrokitje nga udhëtarët tjerë. 700 të tillë kanë votuar, në anketën e shpallur nga Organizata e trafikut të Munihut dhe gazeta “Suddeutsche Zeitung” për të zgjedhur shoferin më te mirë që mban linjat jashtë qytetit të Munihut.

Ndër kriteret që duhej plotësuar ishin mikpritja, saktësia, stili i ngasjes së makinë etj. Po ashtu shoferi i autobusit për udhëtarët duhet të jetë edhe parter që u gjendet në të gjitha situatat.

Të gjitha këto cilësi i posedon Skender Ademi, sipas më shumë se 60 % të të anketuarve. Skenderi mban linjën nga Freisingu në Aeroport, që ka numrin 635 dhe është i dashur si për udhëtarët ashtu dhe për punëtorët e aeroportit.

Ai e do shumë profesionin e shoferit që për të është “profesion ëndrrash” dhe është i përkushtuar ndaj tij. Saktësia, thotë Skenderi është e rëndësishme jo vetëm për udhëtarët por në radhë të parë për atë vetë.

Shoferi më i dashur i regjionit vjen nga Kosova, ku ka studiuar makinerinë. Por, pas dy semestrash atij i ishte dashur, për shkak të rrethanave të luftës, të ndërpriste studimet dhe të migronte në Gjermani ku jeton bashkë me gruan dhe katër fëmijët. Pas punëve të ndryshme në ndërtim, ai prej tre vitesh e gjysmë punon si shofer autobusi.

Dhe tash, zgjedhja si me i miri në mes të shoferëve, për Skenderin vjen si një kurorëzim i mirëseardhur i punës dhe angazhimit të tij të pakursyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat