Shfletojmë historinë e martirëve

Diaspora

Shfletojmë historinë e martirëve

Nga: Ramiz DËRMAKU Më: 23 janar 2015 Në ora: 18:09

Për poetin, gazetarin, atdhetarin, intelektualin dhe martirin e kombit Jusuf Gërvalla, shkrimtari i madh Ismail Kadare, thotë: “Krijimtaria letrare e Jusuf Gërvallës, poezitë e Tij si dhe proza artistike e publicistike përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të artit e të mendimit shqiptar. Jusuf Gërvalla, ishte: Poet, prozator, publicist, etj, ai posedonte të gjitha cilësitë dhe dimensionet që e bëjnë të shquar një personalitet të letrave të kulturës. Për fat të keq mundësitë e tij mbetën të pa shprehura plotësisht”.

Poezia e sotme shqipe për çdo ditë po marshon me hapa të sigurt drejt sukseseve. Kalimin cilësor të poezisë së sotme nga një poezi deklarative me tematikë jo të pasur dhe strukturë uniforme po kalon në një poezi më të pasur si nga motivet e llojllojshme po ashtu edhe nga mënyra e të shprehurit. Këtë e kushtëzoi paraqitja e natyrave të fuqishme krijuese moderne, individuale e poetëve. Ismail Kadare, Sabri Hamiti, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Din Mehmeti, Rrahmon Dedaj, Ali Podrimja, etj. Kur flasim për poezinë e sotme shqipe, mund të themi se sot ajo shënoi një hap cilësor e sasior. Këto vitet e fundit, ne me plot të drejtë mund të flasim edhe për poetë që çdo njëri nga këta për nga mënyra e vet autentike dhe origjinale sollën një sensibilitet, dhe forcë poetike figurative të vetën.

Sot procesi i modernizimit të shprehjes poetike është më shpejtë, më dinamik dhe më i gjithanshëm se sa ai para disa viteve. Poezia e sotme shqipe zë vend të spikatur dhe ka marshuar me hapa gjigantë drejtë zhvillimit dhe internacionalizimit të saj falë punës dhe përkushtimit të poetëve tanë. Poezia shqipe e këtyre viteve do të radhitet në suazat e një poezie të vërtetë mediative e intelektuale ku shpesh gërshetohen e sintetizohen e kaluara dhe e sotmja, e shëmtuara dhe e bukura, kombëtarja dhe jo kombëtarja, pastërtia e shprehjes e krijimit, etj. Vend të spikatur në mesin e poetëve të denjë të kësaj periudhe zë poeti, gazetari, intelektuali, e martiri Jusuf Gërvalla.
Poezia e poetit Jusuf Gërvalla, dhe ajo e shumë shokëve të tij sjell klimë të re si në aspektin ideor e artistik po ashtu edhe ne pikëpamje konceptuale në qëndrimin e tij ndaj vetvetes. Mendoj, se poetin Jusuf Gërvalla, duhet vendosur në rendin e parë të këtyre poetëve. Jusuf Gërvalla para lexuesve doli me tri vëllime të poezive:

“Fluturojnë e bien” 1975, “Kanjushë e verdhë” dhe “Shenjat e shenjta” 1979, si dhe një numër të madh poezish të pabotuara. Poeti, Jusuf Gërvalla, është një zë origjinal dhe i veçantë në poezinë e sotme shqipe. Pos krijimtarisë origjinale Jusuf Gërvalla ka bërë përkthimin e një numri të madh materialesh e veprash letrare; si poezi, tregime drama, romane, ese etj. Një veprimtari të pasur poeti Jusuf Gërvalla, zhvilloi edhe në RTP-ës. Ai përgatiti edhe një numër të madh të kopertinave të librit të shkrimtarëve nga Kosova. Poezia e Jusuf Gërvallës është lirikë e kulluar, e pastër dhe e çiltër është poezi magjepse për lexuesin, është poezi shfryrjesh të sinqerta si një larje hesapesh dhe preokupimesh të thella të shpirtit të poetit. Vargjet e Jusuf Gërvalles janë të lehta dhe të lexueshme.

Poeti Jusuf Gërvalla bënë pjesë në grupin e poetëve të cilët i karakterizon dashuria e madhe ndaj Atdheut dhe transponimi subtil i saj. Ndjenja e dashurisë për atdheun, malli për te ka qenë dhe do të mbetët çdo herë fisnike.

Ai shumë shkrime të tij ia ka kushtuar vendlindjes e shumë shpesh edhe i këndoi asaj. Në poezinë e tij shohim një tendosje të madhe emocionale për KOSOVËN, vendlindjen dhe nënën e dashurë AJSHE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat