Portret i nënkryetarit të Vatrës z. Agim Rexhaj

Diaspora

Portret i nënkryetarit të Vatrës z. Agim Rexhaj

Më: 23 janar 2015 Në ora: 17:53

Zoti Rexhaj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova në vazhdimësi, apo thënë më drejtë një mik personal i Presidentit, dhe mikpritës i tij në SHBA gjatë gjitha vizitave.

Agim Rexhaj, përndryshe rrjedh nga Familja e njohur Rexhaj nga Cerrca e Istogut, me vendbanim në Pejë- New York, është zv/kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” prej më shumë se dy dekada. Z. Rexhaj e lëshoi vendlindjen, Kosovën, në dhjetor 1983. Veprimtaria e tij i kishte rënë në sy të okupatorëve serbë pas demonstratave të '81-shit. Persekucioni nis me nxjerrjen nga puna të familjarëve Rexhaj, Agimit së bashku me vëllain e tij Bashkimin. Nuk mbeti rrugë tjetër veç ikja në mërgim. Përmes vështirësish arrijnë në kampin e refugjatëve në Austri, dhe prej andej në SHBA. Z. Rexhaj që në fillim u përfshi në lëvizjen në ndihmë të Kosovës. Ai ishte bashkëthemelues i Shoqatës "Kosova Demokratike" 1990 në New York, e cila zhvilloi një veprimtari kombëtare të rëndësishme në drejtim të njohjes së represionit serb në Kosovën e pushtuar. Zoti Rexhaj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova në vazhdimësi, apo thënë më drejtë një mik personal i Presidentit, dhe mikëpritës i tij në SHBA gjatë gjitha vizitave.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat