Arrestimi për drogë, Selmani: Kontakti i fundit me Aligegën në vitin 2011

Diaspora

Arrestimi për drogë, Selmani: Kontakti i fundit me Aligegën në vitin 2011

Më: 22 janar 2015 Në ora: 18:53

sh-kryetari i DR-së Imer Selmani nuk fshehu habinë kur mori lajmin se ish-kandidati për deputet i diasporës në vitin 2011, Kujtim Aligega, është arrestuar nga policia zvicerane me dyshimin për transportimin dhe shitjen e drogës.

Selmani, i kontaktuar nga “Zhurnal”, dukshëm i habitur nga lajmi i tillë, tha se nuk është në dijeni të rastit, por shtoi se ka disa vite që nuk ka kontaktuar me Aligegën.

“Nuk kam dijeni për rastin. Me Kujtim Aligegen kontaktet e fundit i kemi pasur para tre viteve. D.m.th ne me vite nuk kemi kontaktuar dhe as që komunikojmë”, deklaroi shkurt Selmani.

Kujtim Aligega u kandidua për deputet i DR-së për diasporën e Evropës, në zgjedhjet e vitit 2011.

Aligega mori një numër simbolik votash, ndërsa në zgjedhje u prezantua si një biznesmen dhe bamirës shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër.

Ai dyshohet nga policia zvicerane se ka transferuar në Maqedoni, së bashku me të dyshuarin tjetër Sabedin Sahiti, rreth 2.5 milionë franga, para këto nga shitja e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat