U zhvillua Turneu i Futbollit të Vogël me 24 skuadra shqiptare

Diaspora

U zhvillua Turneu i Futbollit të Vogël me 24 skuadra shqiptare

Nga: BEQIR SINA New York Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 19:59

Futbollistët e Plav Gucisë së Nju Xhersit, fituan Kupën e Turneut të 6-të të Futbollit të Vogël - 2014 "Albanian Soccer Tournement" në vend të dytë Unitated Albania

Kampionati shqiptar i Mini-Futbollit - në zonën e Tri-Shtetshit, për të gjashtin vit me rradhë, u zhvillua përsëri në ditën e pushimit të Krishtlindjeve - të ejten më 25 dhjetor 2014 - në fushat sportive të kompleksit “Turf City”, në Nju Xhersi.

Turneu i Futbollit të Vogël - i cili luhet në salla të mbyllyra mes ekipeve vetëm shqiptare të komunitetit tonë, për Tri-Shtetshin, ka nisur me një ceremoni të thjeshtë dhe të bukur, ku nuk munguan dhe simbolet tona kombëtare -

Ky turne futbolli, mbahet nën kujdesin e mikëpritësit të saj : Fondi i Përbashkët Shqiptar i Patersonit dhe Klubi Futbollistik Vllaznimi nga Struga në Amerikë.

Skuadrat e 24 ekipeve të komunitetit shqiptar, nga zona e Tri-Shteshit luajtën për 10 orë të ndara në 6 grupe, të cilat përfaqësonin vendlindjen e tyre – pra vendorigjinën e këtyre futbollistëve, prej nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia -Çamëria dhe Lugina e Preshevës, duke nxjerr në pah edhe skuadrën më të mirë të turneut, golashënuesin dhe lojtarin më të mirë, madje edhe trajnerin më të mirë.
Turneu - është përshëndetur ngrohtësisht nga sportdashësit e shumtë shqiptarë, të cilët ndoqën me vëmendje këtë veprimtari, e cila është ngjarjam më e mëdhe sportive e vitit në komunitetin shqiptar.
Udhëheqësit e këtij turneu, pra stafi organizator : Arif Sela –kryetar, Hajri Hoxha, Kalosh Sela, Edip Ramadani, Nazif Vlashi, Berat Kaliqi, dhe Xhevat Borova, janë të mendimit se të tilla aktivitete po i shërbejnë më shumë zhvillimit të jetës sportive të komuniteti shqiptar, dhe si gjithmon ky turne do të mbetet mjaft i rëndëssishme për vet jetën komunitare.
Mirëpo, për tu përshëndetur realizmin e këtij turneu - janë edhe ata që e kan mbështetur - çdo vit turneun - me ekipet e tyre pjesëmarrëse,
të cilat mundësojn përzgjedhjen dhe organizimin e ndeshjeve si dhe dhe autoritetet e kompleksit sportiv “Turf City” - të cilat, vënë në dispozicion mjediset e tyre dhe fushat e futbollit për mbarvajtjen e kampionatit.
Në këtë turne, kësaj rradhe për tu veçuar janë dy futbollist nga skuadra e Mariborit në Slloveni - skuadër kjo që luan edhe në Kupën e Kampioneve të Europës, si edhe katër ish - futbollist të Klubit të Futbollit të Prishtinës - "Prishtina FC".

Tuneu i Futbollit të Vogël - simbas kalendarit, u zhvillua i ndarë në katër grupe me nga gjashtë skuadra, secila, të cilat luajtën nga 15 minuta në mes tyre në të njëjtin kompleks sportiv - në dy fusha futbolli, përkatësisht në fushën A- dhe fusha B -

Turneu - u çel me intonimin e hymneve kombëtare të - të dy vendeve Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë . Kurse, duke e hapur zyrtarshit kampionatin e 6të të Mini-Futbollit, nën/kryetari i Fonditit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, zoti Nebi Kaba, u ka uruar të gjitha skuadrave pjesmarrëse suksesë dhe një “Fair Play” si u shpreh ai. "Në emër të Fondit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, tha zëvendes kryetari i saj zoti Kaba, më lejoni t’ju faleminderojë të gjithë ju ekipeve për pjesmarjjen tuaj dhe të u dëshirojë suksesë se cilit prej ekipeve në këtë turnir kaq të bukur që mbahet për të gjashtin vit me rradhë”.

Më pasë nisën takimet në grupe: ku 24 skuadra të ndara në 4 grupe me nga gjashtë skuadra secila luajtën në mes tyre me sistem eleminimi me nga 15 minuta për çdo ndeshje. Në grupe u zhvillaun gjithësejt 36 ndeshje. Ndërsa 4 takime u zhvilluan në Gjysmë-finale dhe dy në Çerek-finale, dhe në fund takimi Final zgjati 25 minuta. Për shkak të një incidenti që ndodhi gjatë një loje - në grupin B, të dy skuadrat u përjashtuan nga turneu - mbasi ato thyen rregulloren.

Grupet dhe 24 skuadrat:

Grupi A : Vllaznimi FPSH-Rexha Brothers-Plisat-Vllaznimi NY-Flamurtari CT-KosovaNJ -

Grupi B : PrimeTimePizza-Dardania-FlamuratriCT 1- Kosova NJ- Plav Gucia NJ-Ulqini -

Grupi C:FC Gucia-Dologozhda-Kraja-Korabi NJ-Brooklyn Albanians-

Grupi D: Vllazenimi u16/U17-Cemi-Muriqi-Korabi NY-United Albania- Koha

1/16 finalistet e tuneut:

VllazniaFPSH - VllazniaNY - Rexha Brothers - FlamirtariCT -Gologozhda- Korabi NJ -Broklyn Albania-Kraja-Plava GuciaNJ -Ulqini-KosovaNY Dradania - Cemi- United Albania-Koha dhe Korabi NY.

Në të 1/ 8-at e finaleve;

VlazniaFPSH - VllazniaNY - Gologozhda- Korabi NJ - -Plava GuciaNJ-Ulqini--United Albania-Brooklyn Albania.

Në Gjysmë-finale kaluan 8 ekipe, të cilat u ndeshën në mes tyre me eleminim në bazë rendtijes, Korabi i New Jerseyit, luajti kundra Gologozhdës, ndërsa Plavë Gucia kundra Ulqinit, Vllazënimi FPSH kundra Vllaznimit NY dhe Brooklyn Albania kundra United Albania.

Në 1/4 finale ;

Gologozhda - United Albania dhe Vllazënimi Plavë - Gucia NJ

Në Çerekfinale u ballafaquan ekipet e Gologozhda me United Albania, kurse Vllazënimi i struganëve luajti kundra skuadrës Plavë Gucisë së Nju Xhersit, ku si United Albania dhe Plavë Gucia nga Nju Xhersi u kualifikuan me penallti të dyja për në finale.

Në finale : Plavë Gucia e Nju Xhersit, "Shqiptarët e Bashkuar - United Albania",

Në finale luajtën Plavë Gucia e Nju Xhersit, e cila kishte në përbërjen e saj dy futbollist të Mariborit-Slloveni me skuadrën "Shqiptarët e Bashkuar - United Albania", e cila mbante në fanelat e tyre edhe shënimin "Autokton", një skuadër kjo e përbër me futbollist nga Kosova të cilët kan luajtur në superligën e Kosovës.

Mbas 25 minutave lojë fitorja u buzëqeshi lojtarëve të skuadrës së Palvë Gucisë Nju Xhersi me një gol shënuar në fund të takimit. Plavë Gucia e Nju Xhersit, fituese e Kupës së këtij turneri u dallua si skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhej me disa futbollista të talentuar. Ajo luajti të gjitha ndeshjet e saj me këtë formacion : Idro Dejanin,Amir Dervishevic,Edi Cirikovic,Alen Krcio,Adhak Gustirovic, Salih Sadikovic, Esmir Vucetovic, Saimir Frasheri, Emir Ramadanovic, Alek Doshevic, dhe trainer Denis Djurkovic.

Skuadra "Shqiptarët e Bashkuar - United Albania", e cila mbante në fanelat e tyre edhe shënimin "Autokton", një skuadër kjo e përbër me futbollist nga Kosova, disa ish futbollista nga Prishtina, Mitrovica dhe Gilani - u dallua për shpirtin e garës dhe ekipi që shënoi më shumë gola: formacioni i saj : Fatos Selimi(kapiten) Drilon Berisha, Ilirijan Gjata(14 vjeçar), Shpendi Meta, Shpat Hashani, Kremtim Koliqi, Sead Hoxha,Senad Nikocevic,Shaqir Hoti .
Takimi final mes dy skuadrave më të mira të këtij turneu Plav – Gucia NJ dhe skuadrës kosovare United Albanians shënoi edhe mbylljen e këtij turneu dalluar për rivalitetin dhe cilësinë.

Ndryshe i gjithë turneu u zhvillua para rreth dhjetra tifozëve të futbollit në sallë, ndërsa me prezencën e tyre këtë turne dhanë një kontribut shembullor në mbarëvajtjen e tij - oficeri i policisë Lirim Kaba dhe dy kolegët e tij
Në mes një entusiami - u bë edhe ndarja trofeve të cilat ekipeve përkatëse dhe lojtarëve respektivë, ua dorozojë, Hajri Hoxha, Edip Ramadani dhe Kalosh Sela duke folur në emër të mikëpritësit të këtij turneu tradicional me skuadra shqiptare.

Futbollistët e Plav Gucisë së Nju Xhersit, u nderuan me Kupën e turnirit, Futbollisti më i mirë i këtij turneu u zgjodh golashënuesi më i mirë I turneut me 8 gola - futbollisiti i Plavë -Gucia i Nju Xhersit - i cili aktualisht luan me Mariborin e Sllovenisë në kupën e Kapmioneve të Europës, Elmir Ramadanovic ( i cili është vizitorë në SHBA). Epiteti i portierit më të mirë :"Portieri më i mirë i Turneut të 6-të të Futbollit të Vogël - 2014" i takoi portjeri i Unitated Albania - Kremtim Koliqi, kurse, trajneri më i mirë i turneut - trajneri i Korabit NY - Razhid Prapaniku.
Përveç këtyre çmimeve, organizatorët e këtij turneu ndanë disa mirënjohje të veçanta për sponsorizuesit e këtij turneu. Gjithashtu, ata nuk harruan me këtë rast të faleminderojnë edhe mediat elektronike, të shtypit dhe atyre online, në mesin e të cilëve ishte edhe gazeta jonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat