Falja, pendesa dhe pajtimi...

Diaspora

Falja, pendesa dhe pajtimi...

Nga: Agron Shabani Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 22:42

- Falja ose pajtimi sipas Fridrih Niçes dhe shumë mendimtarëve të tjerë në këtë drejtim, është proces evolutiv dhe një domosdoshmëri revolucionare, evolutive, historike, empirike, organike, rekonstruktive, integrale, pozitiviste etj. Pse (përse) kjo? Kjo në radhë të parë për faktin se ngritja dhe formësimi i vetëdijes, edukatës, kulturës, strukturave ose superstrukturave të reja sociale fetare, intelektuale, kulturore, politike dhe të tjera nëpër etapa ose periudha të ndryshme tranzitore, reformatore ose post-revolucionare: Përveç mbamendjes ose kujtesës së preferuar shtetërore, nacionale, historike, fetare, kulturore, politike etj. Gjithashtu kërkon edhe një të ashtuquajtur "harresë" ose "tabula rasa" miniaturale në vetëdijen tonë individuale dhe kolektive. Me të cilën, gjithnjë sipas Niçes dhe homologëve të tij, do u lëshohej vendi ngjarjeve, zhvillimeve dhe pritjeve ose "provokimeve" të reja sociale, fetare, shkencore, kulturore, politike, diplomatike etj. Në këtë frymë, sipas koncepteve ose perceptimeve të njohura të Palmerit, Prustit etj. Buzëqeshja, respekti, falja (pajtimi), urtësia dhe durimi, të duken "hakmarrja" më sublime dhe më njerëzore. Apo, falja, urtësia, respekti dhe durimi, janë tipare dhe virtyte të njohura të njerëzve të ditur, njerëzve të thellë, të përkushtuar (besimtar) dhe patriot në kuptimin e plotë të fjalës. Forca dhe madhështia më sublime e një personi ose individi të caktuar shoqëror ose qytetar nuk ndodhet dhe nuk qëndron në atë se si të mbroj ose shpëtoj vetveten nga tjetri apo nga të tjerët. Por, se si t´i mbroj ose shpëtoj tjetrin apo të tjerët ose nga vetvetja.
Në të kundërtën, nuk i kupton fare personat ose individët e ndryshëm që hedhin dyshime, fobi, paragjykime ose paranoja të ndryshme ndaj dikujt tjetër që nuk e kanë parë as takuar kurrë në jetë. Apo, ndaj atij "tjetrit" në diversitete të ndryshme ose polaritet në prizmin e njohur të një kundërshtari ose armiku të tyre imagjinar ose fiktiv. Gjegjësisht, armiku ose kundërshtari latent ose permanent të "egove" ose "libidove" të tyre të stërmbushura ose mbingarkuara me "forcë" ose "energji të madhe" irracionale dhe tepër negative -kundër dikujt tjetër që burojnë nga instinktet e brendshme apo ato të jashtme (polare) të personit ose individit. Për të mos thënë këtu nga "kozmosi" ose "universi" i tyre i çrregulluar shpirtëror, emocional, mental ose psikofizik. Së këndejmi, sipas Epikurit, Sokratit dhe filozofëve të tjerë, forca, dashuria, bukuria, hyjnia ose profecia me e madhe ose me sublime për personin ose individin ndodhen të ngritura dhe projektuara pikërisht në respektin dhe përkushtimin e tij ndaj dikujt tjetër në diversitete të ndryshme ose polaritet. Qofte kjo ne kontekste ose relacione te ndryshme politike , institucionale, profesionale, karrieriste etj.etj. Në këtë sfond, pushteti i njohur moral, intelektual dhe profesional, thonë se është pushteti më i madh, më i qëndrueshëm ose më stabil mbi të gjitha pushtetet tjera.
Në vazhdim diçka rreth frikës dhe dyshimeve tona permanente ose reciproke: Shikuar nga aspekti sociopsikologjik ose antropopsikologjik, urrejtja, frika, dyshimi, paranoja ose fobia, janë reaksione të brendshme dhe tërësisht normale që i nevojiten organizmit tonë për të reaguar ose për t´u mbrojtur nga problemet, shqetësimet, rreziqet (kanosjet) ose katandisjet e ndryshme akute ose kronike që na kanosin dhe shoqërojnë në mënyrë individuale ose kolektive. Frika dhe dyshimi parasëgjithash bëjnë pjesë në grupin e ndjenjave ose emocioneve të para ose primare që paraqiten relativisht herët. Duke u shtuar dhe zhvilluar gradualisht si proces. Varësisht prej ndjenjave, kanosjeve, situatave ose emocioneve të ndryshme (objektive dhe subjektive) që e mbështjellin ose rrethojnë (përthekojnë) botën e brendshme shpirtërore ose emocionale të personit ose individit. Gjegjësisht, "kozmosin" ose " universin" e tij shpirtëror, emocional, mental ose psikofizik. Ndërkohë që ndjenjat ose emocionet e brendshme (në ambiente dhe situata të caktuara ekzistuese dhe deprimuese) që konsiderohen të rrezikshme dhe tepër fluide ose eskalative. Dhe, ndaj të cilave jemi të paaftë ose të pafuqishëm të rezistojmë dhe të reagojmë. Provokojnë ndjenjën e frikës dhe një dyshim të ndërsjellët ose permanent që përcillen dhe shoqërohen më pastaj me paragjykime dhe reaksione të çfarëdollojshme si fobia, paranoja, frika, urrejtja, xhelozia, paragjykimet e ndryshme individuale ose kolektive dhe kështu me radhë. (Pa e njohur as studiuar kurrë njëri tjetrin!) Të cilat shkaktojnë ambiente, atmosfera dhe situata të ndryshme konfliktuoze dhe eskalative në shoqëritë e ndryshme shtetërore, qytetare ose politike kudo në botë. Duke i nxitur dhe provokuar kështu mbrojtjen, hakmarrjen dhe konfliktet tjera individuale dhe kolektive në ambiente dhe situata të caktuara sociale dhe psikologjike si instinkte ose reaksione të pakontrolluara apo irracionale dhe negative në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale dhe kolektive nga të cilat nuk përfiton askush. Shih për këtë: Në këtë botë tonën të përbotshme ose infinitive, ekzistojnë njerëz që e ndryshojnë dhe determinojnë jetën dhe personalitetin e vet, ngase i frikësohen vdekjes, hakmarrjes ose pasojave të tjera objektive dhe subjektive dhe njerëz të tjerë që e bëjnë ketë, sepse i gëzohen jetës dhe vlerave të saje globale ose universale. Grupi i parë i këtyre njerëzve jeton duke vdekur, ndërsa grupi i dytë vdes (vdesin) duke jetuar. Kjo donë të thotë se pavarësisht asaj se kur do vdesim, ne duhet të vdesim duke jetuar dhe duke i gëzuar vlerat dhe frytet e jetës. Kjo për faktin se jeta dhe vdekja (të dyja bashkë) janë pjesë e një "ligji të pandryshuar"( global ose universal) në natyrë ose në gjithësi. Ne si qenie ose si krijesa njerëzore në këtë botë jetojmë në diversitete të ndryshme ose polaritet. Respektivisht, në një harmoni të përgjithshme fizike, sociofizike dhe metafizike me njëri tjetrin. Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin. Nuk ka asgjë të amshuar ose të përjetshme dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet dhe polaritet të pafund, përveç respektit, besimit dhe dashurisë sonë globale ose universale ndaj jetës dhe kuptimit të saje hyjnor ose universal. Ajo që mund të quhet e amshuar dhe e përjetshme është vetëm ligji i mosndryshimit. Të tjerat (lindja, zhvillimi, përsosja, shpërbërja, vdekja etj.)- janë vetëm ligje ose "procese të zakonshme" të fizikës në natyrë. Ajo që vdes ose që shpërbëhet: Linde dhe zhvillohet më pastaj përsëri. Kjo donë të thotë se pa vdekje nuk ka as lindje. Nuk ka jetë, nuk ka zhvillim, nuk ka proces as ndryshim. Pa mbarim nuk ka fillim. Pa shpërbërje nuk ka ribërje. Kur kemi lindur dhe kurë kemi ardhur në këtë botë nuk na ka pyetur askush as "mua" dhe as "ty". Jo. E njëjta do vlej edhe atë ditë kur "unë" edhe "ti" do ikim nga ky proces i pandryshuar natyror dhe mbi natyror. Ndaj, të jetojmë duke vdekur" apo "të vdesim duke jetuar"?! Këtu qëndron dilema. Në instancë të fundit, ligji themelorë i jetës sonë njerëzore ose shoqërore është ligji i respektit dhe dashurisë i sonë reciproke ndaj jetës dhe ndaj vet njeri tjetrit. Rreth kësaj biocenoze apo mbase rreth këtij "rrethi vicioz" duhet të ecim dhe të lëvizim të gjithë. Të hedhim dhe ta mbjellim edhe ´farën e fundit´ të respektit, mirëkuptimit dhe dashurisë sonë reciproke në ´kopshtin e madh´ të jetës sonë individuale dhe kolektive. Këtu qëndron esenca.
Në të kundërtën, nuk shërohen kurrë ata që kanë frikë ose mosbesim të thellë në vetveten ose në të kaluarën dhe "biografinë" e tyre personale, familjare, profesionale etj. Sidomos ata që në një forme a tjetrën, janë ose kanë qenë në marrëdhënie ose raporte të ndryshme komplotiste, konspirative ose dekonspirativiste me Serbinë ose shërbimet e saja policore ose ushtarake-kundër popullit (kombit) dhe atdheut tonë nëpër etapa ose periudha të ndryshme para, gjatë dhe pas luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së në Kosovë. Dhe, që sot thirren në emër të gjakut të dëshmorëve dhe vlerave të njohura (monumentale) të luftës së lavdishme të UÇK-së. Aq më pak demagogët, hipokritët ose tregtarët e flamujve së bashku me "stërshitësit e sofistikuar" të pronës (kapitalit), resurseve dhe moralit të gjithmbarshëm shtetëror dhe nacional të popullit (kombit) ose atdheut tonë në Serbi, Turqi, Rusi ose dikund tjetër. Shih për këtë, lustracioni, gjegjësisht, detektimi dhe deshifrimi i ´ADN -së´, përkatësisht, i ´pemës së njohur familjare´ ose gjenealogjike i secilit (akëcilit) udhëheqës ose zyrtar shtetëror, qeveritar, parlamentar ose politik në vendin tonë (Kosovë etj.) të duken gjërat më imediate, aditive ose imperative për çastin ose momentin. Në atë mënyrë që njerëzit dhe populli (kombi) ynë, njëherë e përgjithmonë të mund të kenë qasje, njohuri dhe reflektime të domosdoshme në "cilikulum vitaet" ose "biografitë e gjithmbarshme" të atyre që udhëheqin sot me institucionet e larta shtetërore, qeveritare, parlamentare ose politike në Kosovë. Ndryshe nga kjo, sipas të gjitha gjasave, në emër të "UÇK-së", respektivisht, në emër të "lirisë, shtetit, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës", kanë mundur ose mund të vrasin, padisin, burgosin ose arrestojnë edhe ata të ´lagjes tjetër proletare´ ose ´internacionaliste´ të "dalur" apo të "lindur nga lufta" dhe "revolucioni" i Mahti Ahtisarit & Company!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat