Mbrëmje kulturore leximi e studentëve tanë në Gjermani

Diaspora

Mbrëmje kulturore leximi e studentëve tanë në Gjermani

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 21:50

Për të plotësuar sado pak zbrazëtirën e aktiviteteve kulturore të studentëve shqiptar në Gjermani që nuk janë të shpeshta, të rinjtë dhe të rejat, që studiojnë në Universitetet e Republikës së Baden- Würtemberg- ut, të tubuar në shoqatën- "Lidhja e të rinjve akademik" (LIRIA), me përkrahjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës promovuan shoqatën e tyre dhe një mbrëmje leximi, me datën 12 dhjetorë në Stuttgart.

I parapriu kësaj mbrëmje, Vatan Ukaj me një dialog të rastit drejtuar pjesëmarrësve. Ai arriti që të krijoj një atmosferë të ngrohtë.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Stuttgart, Kadri Dakaj, me këtë rast foli për mbështetjen që u ofron personeli i Konsullatës aktiviteteve kulturore dhe rëndësinë e angazhimit të të rinjve tanë në Diasporë.

Nderoi këtë prezantim të studentëve me praninë e tij edhe Profesori i Universitetit të Prishtinës- Bardhyl Hasanpapaj. Ai shprehu dëshirën që të shtohen aktivitetet kulturore të rinisë dhe studentëve tanë kudo në Diasporë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat