Tre muratorët shqiptarë që u bënë "heronj" në Itali

Diaspora

Tre muratorët shqiptarë që u bënë "heronj" në Itali

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:37

Ishte duke drejtuar makinën, kur në moment ndihet keq dhe i bie të fikët. Fatmirësisht tre muratorë shqiptarë e shohin, dhe i qëndrojnë pranë me makinën e tyre, për ta mbajtur gruan në korsinë e saj.
Sipas portalit të Sigurisë Rrugore, Asaps.it, ngjarja ka ndodhur në 12 dhjetor, dhe protagonistë të saj janë tre muratorë shqiptarë, 34, 38 dhe 41 vjeç. Ishte ora 10:30 e mëngjesit kur 41-vjeçari papritmas vërehu parakalimin e një makinë tip “Peugeot” të zezë. Kur burri iu afrua makinës vuri re se ajo po ecte në mënyrë aspak të sigurt dhe po rrezikonte të bënte aksident.

Pasi 41-vjeçari u afrua në të djathtë të makinës, nuk mundi t’u besonte syve të tij. Drejtuesja e mjetit, një vajzë e re 34 vjeç, nga Fano, kishte rënë pa ndjenja. Ai mendoi se nuk kishte kohë për të humbur pasi situata mund të kthehej në një tragjedi.

Në këtë moment, shqiptari drejtoi kamionçinën e punës drejt automjetit, duke e shtyrë në anën e djathtë dhe e shoqëroi makinën për të mos dalë jashtë korsie. Më pas, tre shqiptarët thirrën policinë për ndihmë.

Në vend mbërriti ambulanca dhe patrullat e policisë, që morën në pyetje shqiptarët. Pasi analizuan ngjarjen, ata arritën në përfundimin se ajo që kishin thënë muratorët ishte e vërtetë.

Ndërkohë vajza, pasi u përmend, tha se nuk mbante mend asgjë, dhe se kishte ardhur në vete vetëm kur kishin mbërritur specialistët e ndihmës së shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat