Drita Nikoliqi Binaj, transmetuese e ngjarjeve jetësore

Diaspora

Drita Nikoliqi Binaj, transmetuese e ngjarjeve jetësore

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 21:12

Mënyra e shprehjes poetike të autorës Drita Nikoliqi-Binaj në poezi, përkatsisht formën se si e krijon poezinë në rrugën e saj krijuese, janë kryesisht tematika në të cilën përqëndrohet autorja. Mjeshtërisht, avancon sferën e zgjërimit të temës duke bërë një zgjedhje perfekte shprehëse, që janë të reja për fushën poetike.
Mënyra e avancimit në poezi nga autorja Drita Nikoliqi Binaj, ndonëse shumë herë përkufizohet dukshëm me një temë të caktuar, ka diçka thellësisht në vetvete dhe ndodhë që len vend për t‘i shprehur me një plan tjetër, sikurse që shkruan në librin „SI TA PAGËZOJ HESHTJEN“ në poezinë e saj të titulluar „TË DUA“:

Tani nuk je i imi
je fat i tjetërkujtë.
Por unë të dua

Të dua
më fort se kurrë.
Ndoshta
edhe për atë
se je i huaji.

Nga ana tjetër, në poezinë e krijueses Drita Nikoliqi-Binaj, jepet një pasqyrë e qartë e modifikimit, duke ndryshuar me lehtësi në përshtatje të poezisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat