Urim i Kryesisë së PSHDK-së për Gjermani

Diaspora

Urim i Kryesisë së PSHDK-së për Gjermani

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:45

Në të njëjtën kohë festat e fundvitit Krishtlindjet dhe Viti i Ri, si të Gjitha Festat edhe Krishtlindjet është një Moment kur shqiptarët e Besimit Katolik kanë festuar, dhe festojnë së bashku me bashakatdhetarët e tyre të feve të tjera, duke përforcuar kështu traditën e kahmotshme të bashkëjetesës e të mospranimit të ndarjave identeteve të imponuara nga jashtë. Ky mezash universal është një nga kontributet që shoqëria jonë ia bën vetvetes dhe botës.

Me këtë rast Kryesia e B.D. të PSHDK-së në Gjermani dëshiron të urojë gjitha institucionet shtetërore të Kosovës si edhe të gjithë personelin ndërkombëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it dhe të gjitha organizatave që veprojnë në Kosovë.
Urim të veçantë kemi për Ipevshin e Kosoves Imzot Dod Gjergjin dhe gjithë personelin kishtar në Kosovë dhe në mërgat. Festë kjo më e madhe e krishterimit lindja e Jezu Krishtit, dhe kryesisë së PSHDK-së në Prishtinë dhe të gjithë simpatizantëve në Kosovë dhe në mërgatë. Ne urojmë që fryma e kësaj bashkëjetese të reflektohet edhe në aspekte të tjera, sidomos në ato të solidaritetit social të shoqerisë e të kombit tonë.

Festa e Krishtlindjes shënon dëshirën e shqiptarëve të besimit katolik për një të ardhme në harmoni dhe prosperitet.
Për shumë Mote urime Krishlindjet dhe Vitin e Ri 2015.

Luz Thaçi
Kryetar i Kryesisë së B.D. të PSHDK-së për Gjermani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat