Pranga dy shqiptarëve, gjymtuan 5 persona gjatë të Premtes së Zezë

Diaspora

Pranga dy shqiptarëve, gjymtuan 5 persona gjatë të Premtes së Zezë

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 12:46

Dy adoleshentë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë arrestuar për sulme ndaj qytetarëve të thjeshtë, mes të cilëve edhe dy hebrenj ortodoks.

Ngjarja ka ndodhur në Klarkstoun, Nju Jork, në një qendër tregtare gjatë asaj që quhet e Premtja e Zezë, ku njerëzit dynden para dyqaneve për të përfituar nga e ulja drastik e çmimeve.

Chris Bujaj dhe Ardjan Mehaj, të dy 17-vjeç, akuzohet për sulme raciste dhe përhapje urrejtje. Teksa i kanë parë në qendrën tregtare, dy të rinjtë i kanë quajtur burrat “hebrenj të pistë” dhe më pas i kanë sulmuar ato.

Policia është në kërkim edhe të një personi të tretë që ishte pjesë e sulmit, duke lënë të plagosur 5 persona të premten.

Bujaj dhe Mehaj u arrestuan të hënën dhe menjëherë janë vënë para drejtësisë në Gjykatën e Klarkstoun. Atyre iu shqiptuan akuzat e kundërvajtjes, sulm i shkallës së tretë dhe krim për shkak të urrejtjes. Si mundësi për të shmangur burgun, gjykata caktoi për ta në mënyrë alternative një gjobë prej 25 mijë dollarë secili.

Ata do të dalin para trupit gjykues ditën e premte për t’u njohur me verdiktin përfundimtar.
Duke shfrytëzuar dyndjen e njerëzve, tre të rinjtë kishin sulmuar njerëz me “pretendimin” se po luanin, duke u thyer duart dy personave dhe duke lënë pa ndjenja disa të tjerë.

E ashtuquajtura e Premtja e Zezë në SHBA bën që miliona njerëz në shumë shtete të rreshtohen në radhë deri në dy ditë para në qendrat tregtare, për shkak të uljeve drastike që u bëhen çmimeve. Shpesh ka pasur edhe shumë njerëz të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat