Shtimi i numrit të nxënësve, prioritet i këshillave të prindërve shqiptarë në Gjermani

Diaspora

Shtimi i numrit të nxënësve, prioritet i këshillave të prindërve shqiptarë në Gjermani

Nga: Maxhun Smajli Më: 15 dhjetor 2014 Në ora: 18:10

Në ditën e parë të vikendit (të shtunën), në Klubin shqiptarë “Kosova”, të Dingolfingut, u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillave të prindërve; Dingolfing dhe Landau an der Isar. Pikat e rendit të ditës ishin; analizimi i ecurisë së manifestimit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë-28 Nëntorit, planifikimi i punës me nxënësit me mësim plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2014-’15, si dhe vërejtje dhe sugjerime për punë të suksesshme në të ardhmen.
Sipas kryesuesit të këtyre dy këshillave, z. Tefik Jahës, çdo gjë ka qenë mirë dhe pa eksese. “Organizimi i manifestimeve të tilla ka bërë që komuniteti shqiptarë të jetë më i zëshmi në rajonin e Niederbayernit të Gjermanisë. Kjo nuk do të thotë se është bërë mjaftë, por të punojmë edhe më tutje, bile me përgjegjësi edhe më të madhe”, tha mes tjerash, z. Jahaj.
Vërejtje dhe sugjerime patën edhe disa anëtarë të këtyre dy këshillave.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat