Krasniqi ishte ndër veprimtarët më të dalluar në Zvicër

Diaspora

Krasniqi ishte ndër veprimtarët më të dalluar në Zvicër

Më: 5 dhjetor 2014 Në ora: 17:34

Aarburg - Pas nderimit me një minutë heshtje për veprimtarin Tahir Krasniqi, tubimin përkujtimor e hapi antari i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Zeqir Gjukaj duke i falënderuar për të pranishmit për pjesëmarrjen dhe nderimin që i bënë të ndjerit bacës Tahir Krasniqi.
Me një fjalë rasti pjesëmarrësve iu drejtua edhe bashkëveprimtari i bacë Tahir Krasniqit, kryetari i nëndegës së LDK-së në Olten z. Hasan Avdyli, i cili ndër të tjera tha: Fillimisht doja t’ju shprehi ngushëllime që të gjithëve për plakun e urtë, bashkë veprimtarin tonë të pa lodhur deri ndërrimin e jetë së tij e tani i ndjeri Tahir Krasniqi që ne të gjithë e thërrisnin baca Tahir ngase ishte më i moshuari nga ne të tjerët. Njëkohësisht ju shprehi ngushëllime edhe në emër të kryesisë dhe anëtarësisë së LDK-së për nëndegën e Oltenit. Këtu në Olten me rrethinë të gjithë e kemi njohur bacën Tahir ku edhe vet puna dhe veprimtaria e tij e bëri edhe më të njohur jo vetëm në Olten, por edhe më gjerë në territoret e Zvicrës”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat