4 vjet burg shtetasit me origjinë nga Kosova, që luftoi përkrah ISIS

Diaspora

4 vjet burg shtetasit me origjinë nga Kosova, që luftoi përkrah ISIS

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 17:25

Gjermani- 4 vjet burg kanë kërkuar prokurorët e Frankfurtit për një shtetas me origjinë nga Kosova, i cili akuzohet për pjesëmarrje në luftën xhihadiste të ISIS.

Kreshnik. B., 20 vjeç, me origjinë nga Kosova, ndonëse i lindur në Gjermani ka pranuar të ketë marrë pjesë në luftën xhihadiste në Siri gjatë vitit të kaluar.

Sipas hetimeve, Kreshnik B., ka udhëtuar për në Siri për t’u marrë me trajnimin armësh, roje, mjek, e madje ka marrë pjesë edhe në një fushatë rekrutimi në afërsi të Alepos. Prokuroria deklaroi se i pandehuri është angazhuar në luftë 3 herë.

Kreshnik. B., u arrestua në aeroportin e Frankfurtit pas kthimit nga Siria në dhjetor të vitit 2013, dhe për afro një vit, është mbajtur në paraburgim.

Ai është i pari luftëtar i i Shtetit Islamik që do të gjykohet nga një gjykatë gjermane. 20-vjeçarit i premtuan edhe një dënim më të lehtë, në rast se jepte më shumë informacione në lidhje me grupin islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat