Festa e Flamurit ndër shqiptarët e Kanadasë - Festë gëzimi dhe krenarie kombëtare (Foto)

Diaspora

Festa e Flamurit ndër shqiptarët e Kanadasë - Festë gëzimi dhe krenarie kombëtare (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 21:32

TORONTO - ONTARIO CA: Më datën 23 nëntor në Le Parc Banquet Hall në Toronto, simbas njoftimeve të postuara në rrjetin social facebook, u festua me madhështi festa e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku kanë marrë pjesë sipas fotografive dhe njoftimeve të postuara nga vetë pjesëmarrësit - qindra bashkatdhetarë.
Ata shkruajnë se sipas tyre morën pjesë shumë personalitete partiake dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme, konsuj dhe miq e dashamirës të këtij komuniteti. Të ftuar kan qenë edhe zyrtar të lart nga parlamenti kanadez, përfaqësuesit fetarë dhe lider të komunitetit, veprimtarë të dalluar, biznesmen të susksshëm në Kanada, të rinjë e të reja.
Festa e Flamurit ndër shqiptarët e Ontarios u organizua nga Shoqata Shqiptaro - Kanadeze - në Toronto me rastin e 102 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Koncerit i festës së flamurit në Toronto me pjesmarrjen e Mbretëreshës së Këngës Popullore Merita Halili - shoqëruar nga Mjeshtri Raif Hysni ( Fizarmonikë) Sevim Umer (Bas) dhe Mirgjen Darova (Bateri), Erind Emiri (Tastierë ) Përparim Mefaja (Klarinetë) dhe DJ Andi Dasi, më 23 Nëntorë - u mbajtë në Le Parc Banquet Hall në Toronto duke festuar me madhështi festën e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë..
Këtë koncert të madh festivë për Pavarësinë e kanë përshëndetur edhe soprano e mirënjohur Mirela Tafaj dhe këngëtaria e komunitetit Tringa Rexhepi si dhe Grupi i vallevev "Shqiponjat e vogla' drejtuar nga koreografi Ramazan Këllëzi.
Koncerti filloi me hymnet e flamurit shqiptar dhe kanadez dhe mbajtjen e një minute heshtje në nderim të të gjithë të rënve të kombti shqiptarë - për Lirinë dhe Pavarësinë e Shqipërisë.
Prezantueset të mbrëmjes ishin aktori Xhemi Agaj dhe Miss Toronto 2014- Zerina Derveni - të cilët ftuan në hapje valltarët e reja nga Grupi i valleve "Shqiponjat e vogla" të drejtuar nga koreografi Ramazan Këllëzi, të cilat interpretuan me plot talent.

Më pas e morën fjalën presidentja e shoqatës Dr. Ruki Kondaj - e cila mbasi foli për rëndësin e kësaj feste ua ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e flamurit 28 Nëntorin - si dhe falenderoi të pranishmit për pjesëmarjen në këtë festim madhështor siç e ka quajtur ajo .
Në këtë festë u nderuan 12 personalitete nga brënda dhe jashtë Kanadasë për kontributin e tyre në të mirë të çeshtjes shqiptare.
Me rastin e Ditës së Flamurit 28 Nëntori - 102 Vjetori i Shpalljes së Pavarësësë së Shqipërisë në Pralamentin e Ontarios është hapur edhe muaji i Trashgmnisë Shqiptare !

E cila, siç shkruajnë në faqen e facebook-ut, të kësaj shoqate - Shoqata Shqiptaro - Kanadeze - në Toronto, ka qenë :" Një ditë e paharruar në Parlamentin e Ontarios. Dhe për këtë aktivitet ata i faleminderohen së pari Shoqatës së Torontos, grupit organizator, sponsorëve, kontribuesve dhe kryetares së Shoqatës, Dr. Ruki Kondaj. Mbasi sipas tyre emri i shqiptarëve dhe i Shqipërisë me këtë rast u ngrit lart në mesin e zyrtarve kanadaez, personaliteteve dhe të vizitorëve kanadezë, mes tyre shumë deputetë dhe ministra si Hon. Brad Duguid, MPP dhe Minister, Hon. Yvan Baker, MPP.

Me këtë rast gjatë një ceremonie zyrtare në sallën e Parlamentit - ku ishin të vendosur flamuri i Shqipërisë dhe Kandasë si dhe busti i Gjergjë Kastrioti - Skëndërbeu dhe ai Nëna Tereses ( vepra të skulptorit Hytbi Tarelli), Ministeri, I Nderuari. Yvan Baker, (MPP), ka nderuar me Proklamtën e Parlamentit të Ontarios duke e shpall muaji i Trashëgmnisë Shqiptare, me dinjtet të lartë kombëtar! 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit - 102 Vjetori i Shpalljes së Pavarësësë së Shqipërisë!
Gjithashtu - simbas postimit të fotografive duket se është promovuar me këtë rast edhe një ekspozitë me veshje popullore kombëtare nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare, libra, revista dhe broshura me pamje nga Shqipëria dhe Kosova, piktura dhe skulptura, suvenire me simbolet tona kombëtare, dhe gatime tradicionale shqiptare, si dhe një kostum i Malësisë së Madhe 300 vjeçar të ruajtur vallet dhe veshjet folklorike Shqiptarë.

Një pjesëmarrës në rrjetin social facebook ka shkruar se :"Jemi ndjerë si në Shqipëri, me mall nga larg për Mëmedheun, dhe shtonë se si atdhetarë dhe intelektualë , Shoqata Shqiptaro - Kanadeze - në Toronto me rastin e 102 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, keni mbledhur rreth Shqiponjës, një komunitet të integruar të emigranteve , që punojnë e jetojnë , në Toronto të Kanadasë. Respekt! për kontributin e juaj ,në përkushtimin e njohjes së vlerave dhe historisë të popullit Shqiptar. Kemi të drejtë, shkruan pjesëmarrësi në facebook, të krenohemi edhe Ne ,si një komb i lashtë, njësoj si kombet e tjera të gjithë botës, këtu në Kanada, që deri dje i çmonim për vlerat e tyre, të të komuniteteve simbas bashkësive. Në këtë përvjetor të 102-të Pavarësisë, e treguam edhe njëherë veten si një komb i qyteruar dhe i bashkuar...Ne Shqiptarët e... meritojmë....Rroftë flamuri ,mirënjohje sa të jetë ...jeta, Babait të Kombit Ismail Qemali dhe të gjithë patrioteve Shqiptarë" shkruhet në facebokun e shoqatës.
Duhet theksuar se Presidentja e Shoqatës Shqiptaro - Kanadeze - në Toronto, është Ruki Kondaj me profesion farmaciste e cila prej vitesh jeton dhe punon në profesionin e saj ne Kanada.

Në një rrëfimin besuar gazetares Rezarta Reçi në emisionin "Arratia e Peshkut të Kuq", në televizionin kombëtar "News24" nga Shqipëria, thuhet se :" Për përveç kësaj , ajo është një grua që prej shume vitesh është vënë në krye të Shoqatës Shqiptaro Kanadeze . Aktive dhe e palodhur, në një komunitet shqiptarësh, që jetojnë në Kanada, ku ajo shërben si katalizator bashkimi, argëtimi, kauzash që mbartin ngjyrat e flamurit, por edhe problematikën disangjyrëshe të kombit tone"..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat