Kremtim dinjitoz i ditës së flamurit dhe përvjetorit të pavarësisë

Diaspora

Kremtim dinjitoz i ditës së flamurit dhe përvjetorit të pavarësisë

Nga: Haxhi Muhaxheri Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:14

Më 22 nëntor 2014, në organizim të SHKA “17 Shkurti”, në Baden të Austrisë u kremtua denjësisht Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë. Atë ditë, në Baden kishin ardhur për të kremtuar bashkërisht bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të Europës dhe nga të gjitha trevat shqiptare. Bashkë me anëtarët e zellshëm të Shoqërisë Kulturore dhe Artistike “17 Shkurti”, kishin ardhur për te kremtuar edhe përfaqësuesit e ambasadave të dy shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Këtë manifestim e kishte nderuar me praninë e tyre edhe Ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të Kosovës z. Blerim Cani, kryetari i Aleancës Kuq e Zi z. Kreshnik Spahiu, Atasheu Ushtarak i Shqipërisë në Austri z. Dedë Prenkaj, Atasheu Policor i Kosovës në Austri z. Bekim Halilaj, përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës z. Zgjim Gashi, përfaqësuesi për integrim i qytetit të Badenit z Peter Ramberger, këngëtari i mirënjohur z. Arif Vladi, aktori i njohur Fatmir Spahiu apo Orhan Bobaj i serialit “Kafeneja jonë”, piktori Gazmend Freitag, shkrimtari kurd Mehmet Zeki Metin, poetët Haxhi Muhaxheri dhe Haxhi Morina etj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat