New York-u stoliset me flamuj kuq e zi me rastin e Ditës së Flamurit

Diaspora

New York-u stoliset me flamuj kuq e zi me rastin e Ditës së Flamurit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 08:40

BRONX – STATEN ISLAND, NY – Ishulli Staten Island, një nga pesë ndarjet kryesore të New York-ut i është bashkuar për herë të parë në qytetin e Bronx-it në stolisjen e rrugëve me flamuj kuqezi me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve, mbasi në Bronx, kjo ndodh për të pestin vit radhazi.

Zbukurimet e “kryeqytetit” të ri të Shqiptarëve të Amerikës, Nju Jorkut, po bëhen tashmë jo vetëm në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e shqiptarëve, por edhe në disa prej rrugëve, ku ata banojnë me shumicë.

Mirëpo ajo që të bie në sy menjëherë sa hynë në zemër të qytetit, natyrisht, që për të 5-tin vit me rradhë janë dy anët e rrugëve të hijeshuar këto ditë, feste me flamurin kuqë e zi, të cilat fillojnë qysh në segmentin e rrugës që mbanë emrin Nëna Tereses ” Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue,” dhe më pasë Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, si edhe anët e rrugëve që kanë shumë biznese e dyqane shqiptare, si në “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”,etj.

Këto rrugë dhe disa të tjera në ishullin Staten Island gjithë këtë javë, duket se janë lajmëtarët e festës së pavarësisë, teksa rrugët e sheshet tashmë janë të stolisure me flamurin kuq e zi. Ndërkohë, që edhe kompani argëtimi, shoqatat e arganizatat e komunitetit, kanë ditë që kanë nisur përgatitjet për mbrëmjet festive, dhe kan paraljmëruar koncerte me këngëtar edhe nga Kosova, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare

Përkrah këtyre flamujve, në shenjë falenderimi ndaj SHBA-së për kontributin e saj për Kosovën e çështjen shqiptare - valëviten edhe edhe flamujt amerikanë.

Vendosja e këtyre flamujve, është bërë e mundshme nga nisma e Mark Gjonajt – i cili është dhe sponsorizuesi kryesor financiar si dhe nga veprimtarë të tjerë të komunitetit si: Harry Bajraktari , Ben Çelaj, Zeqir Kukaj, dhe të rinjve dhe të rejave nga Rrënjët Shqiptare (me president Marko Kepin) por edhe nga bordet e komuniteteve dhe disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Qytetit, dhe vullnetarëve shqiptarë.

“Kjo i jep bashkësisë shqiptare, këto ditë feste edhe një ndjenjë tjetër të krenarisë sonë kombëtare, kur për të parë këto flamuj kuq e zi – duke u valëvitur, përkrah flamurit amerikan çdo njeri kalon edhe një falenderim për atë çfarë kanë bërë për ne Shtetet e Bashkuara”, thotë Mark Gjonaj.

Asambleisti i parë shqiptar në New York, do të organizojë me shpenzimet e tij një darkë festive, të hapur për publikun e gjerë, në Nju Jork, në “Caterers Maestro” në Bronx – Nju Jork, në këtë fund javë.

Sipas Gjonaj, jo zyrtarisht në zonën e Tri-Shtetshit, mendohet se janë mbi 250.000 shqiptarë dhe afërsisht 100,000 jetojnë në lagjet Bronx, Kuins, Bruklin dhe Staten Island në Nju Jork. Andaj “është e rëndësishme për shqiptarët, që të vazhdojnë për të festuar kulturën dhe trashëgiminë e tyre,” ka deklaruar Gjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat