Ekstradohet serbi në Zvicër që kërcnoi me bombë

Diaspora

Ekstradohet serbi në Zvicër që kërcnoi me bombë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 18:28

Cyrih, 26 nëntor -Një grabitës i dyshuar ekstradohet në Zvicër, është ky një serb i dyshuar për grabitjen e një banke në tetor të vitit 2013 në Cyrih, njfton “Presheva jonë” duke ju refruar burimeve të polcisë kantonale në Cyrih.

Grabitësi i dyshuar u ekstradua në Zvicër dhe është në paraburgim që nga shtatori i ketij viti . I dyshuari është një serb 33 vjeçar i cili nuk është banues në Zvicër, tha të mërkurën policia komunale Cyrihut. Kjo është vjedhje e supozuar e një filiali të Bankës kantonale të Cyrihut më 24 tetor, 2013. grabitës arriti të ikë me qindra mijëra franga në një thes. Sipas policisë po ashtu, po ky serb dyshohet gjithashtu për përpjekje për të vjedh një bankë me një bombë të rreme në shkurt 2013 në Cyrih.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat